• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Play-off-i i Botërorit: UEFA i bën “nder” Shqipërisë, kundër Polonisë ekipi i Sylvinhos do paraqitet në fushë me simbolin e Gjergj Kastriotit

March 15, 2026
in Sport
        
 

‘Ethet’ e play-off-it të Kupës së Botës 2026 kanë filluar të ndihen në Shqipëri. Kombëtarja e futbollit luan më 26 mars kundër Polonisë në Varshavë dhe një fitore në ndeshjen teke do u jepte djemve të Sylvinhos një shans për të kërkuar fazën finale të Kupës së Botës, teksa do gjendin përballë fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Kur na ndajnë 12 ditë nga dueli deçiziv për ‘ëndrrën amerikane’, mësohet se tanët do luajnë në Varshavë me uniformën e dytë, atë të zezë. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë lidhur këtë me disa ndeshje historike që kanë shënjuar sukseset e tanëve në dy fazat finale të Europianëve ku kemi marrë pjesë.

Për shkak se Polonia është pritëse dhe fanella e tyre e parë është e bardhë me shumë nuanca të kuqe, UEFA duket se u ka bërë me dije drejtuesve të FSHF-së (Federatës Shqiptare të Futbollit) se Shqipëria nuk mund të përdorë uniformën e parë, atë kuqezi, apo edhe atë të bardhë. Me dy nga tre mundësitë ‘e djegura’, tanët në Varshavë do luajnë me fanellën e transfertave, atë të zezë.

LEXO EDHE:
KF Tirana merr tri pikë jetike për mbijetesën, fiton 1-0 kundër Bylisit në ‘Selman Stërmasi’
Pak ditë më parë FSHF prezantoi fanellat e reja për këtë sezon, teksa uniforma e zezë kishte një detaj të veçantë; ishte e rrethuar me shumë lule zambaku (në disa raste mund të merren edhe si trëndafila), simbol që ndodhet edhe në përkrenaren e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe është një lule që tradicionalisht përfaqëson fisnikërinë dhe nderin.

Prej më shumë se dhjetë vitesh Kombëtarja e ka pasur ‘fat’ fanellën e zezë, duke bërë disa nga arritjet më të rëndësishme e veshur me të në fushë.

Në vitin 2015, me uniformën e zezë të veshur, Shqipëria fitoi në transfertën ndaj Armenisë (0-3), duke siguruar kualifikimin e parë historik në Europian, atë të ‘Francë 2016’.

Në Euro 2016, fitorja e vetme ndaj Rumanisë (1-0) u arrit po me fanellën e zezë, me golin e Armando Sadikut.

Më vonë, në Moldavi (1-1) u sigurua kualifikimi i dytë historik për Europianin 2024 (17 nëntor 2023), po me fanellën e zezë.

Në Euro 2024, barazimi 2-2 kundër Kroacisë ishte një tjetër moment i veçantë, gjithashtu veshur me uniformën e zezë.


        
 
Next Post

SHBA, Policia vrau 21-vjeçaren shtatzënë, publikohet videoja

Masakra e Gërdecit, histori korrupsioni politik! 18 vite, asnjë i dënuar për vrasje, zero përgjegjësi për rolin e Shkëlzen Berishës! Një gjyq pa fund për Mediun

Familjarët e viktimave të Gërdecit reagim të përbashkët: Gjyqi ndaj Mediut në GJKKO, historia e një çështjeje të penguar politikisht

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In