Avokatja dhe aktivistja, Brizida Gjikondi i ka kërkuar Arbana Osmanit të mos e bëjë publike historinë e vajzës që është abuzuar s.eksualisht në moshën 12-vjeçare nga roja e jetimores.
Në një reagim publik, Gjikondi praktikisht i lutet moderatores që të mos e shndërrojë t.ragjedinë e femrës shqiptare në “një klikim sipërfaqësor mediatik”, por në vend të saj t’i bashkohet protestës së sotme për fëmijërinë e vjedhur të vajzave shqiptare:
“Të lutem Arbana, mos e shndrro tragjedinë e femrës shqiptare në një klikim sipërfaqësor mediatik, tragjedia është shumë më e thellë se aq, ti je vajzë e mirë, je e bërë vetë, hajde nesër në marshimin e femrave shqiptare… hajde që ti japim këtij palo shteti një shtysë, që ti bashkrendojë institucionet, punët dhe ti përgjojë të drejtat e fëmijëve në cdo cep të këtij pëllëmbë vendi… hajde.. dhe po erdhe.. misoni yt është shumë më shumë se emisioni i radhës”.
Pas kësaj kërkese, ka reaguar edhe Arbana, e cila shprehet se publikimi i intervistës ishte kërkesë absolute e vetë vajzës për t’iu dhënë guxim të tjera v.iktimave që janë përballur me të njëjtat tragjedi si ajo.
Moderatorja shprehet se është e padrejtë t’u mbyllësh gojën vajzave që nuk kanë gjetur mbështetje në asnjë institucion dhe që e vetmja që mund ta dëgjojë e ta përcjellë mesazhin e saj është media.
Të shtunën më 6 qershor tek “Dua të të bëj të lumtur”, një vajzë do të rrëfejë për herë të parë në një studio televizive se si është abuzuar që në moshën 12-vjeçare nga roja e Jetimores së Shkodrës.
Moderatorja tregoi pak ditë më parë se edhe pasi e ka denoncuar në polici, ky i fundit ka a.buzuar me të.