• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Po nëse vendimi do ishte për Ramën”, avokati i njohur flet për shpalljen e Berishës non-grata: Ish-Kryeministri ta marrë seriozisht, duket qesharak kur thotë do ngre padi

May 22, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

I ftuar në një intervistë televizive, avokati Tom Gashi ka folur për vendimin e DASH që trazoi politikën shqiptare vetëm pak ditë më parë kur shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij non-grata.

Avokati kërkoi nga ish-Kryeministri që ta marrë seriozisht vendimin e DASH dhe të mos bëjë konferenca për mediat ku duket qesharak sipas tij, në momentin kur thotë se do ngrejë padi ndaj Blinken.

Sipas avokatit, Sali berisha e ka ditur që kjo ditë do të vij pasi ka kryer shumë afera korruptive, duke përmendur si më kryesoren çështjen e Gërdecit.

I pyetur nëse ky ndalim që i bëri SHBA Sali Berishës do të ketë një kosto për Partinë Demokratike, avokati u përgjigj me po, duke shtuar se kjo kosto mund të rregullohet vetëm në zgjedhjet brenda PD-së për kryetarin e ri.

Më tej, avokati Gashi u shpreh se nëse ky vendim i DASH do të ishte për ndalimin e hyrjes së Edi Ramës në SHBA, atëherë Partia Demokratike do ta shfrytëzonte këtë rast dhe do ta njolloste Edi Ramën dhe PS-në.

“Ky nuk është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët jo vetëm, për Sali Berishën dhe familjen e tij. Ky është në aspektin kombëtar, ndërsa personalisht Sali Berisha e ka ditur që kjo do vijë një ditë për shkak të aferave të shumta korruptive që ka pasur ai dhe familjarët e tij.

Ndër të tjera ai e ka ditur se çështjen e Gërdecit NATO nuk do ja fali kurrë. Besoj se skandali ishte shumë i madh. Më e rënda është ajo që është bërë publike, jo vetëm ndalimi në SHBA por dhënia e arsyetimeve nga Sekretari i Shtetit Amerikan. Kjo është një çështje serioze dhe Sali Berisha duhet ta marrë seriozisht këtë çështje dhe jo të mbajë konferenca për mediat ku duket thuajse qesharak me pretendimet e tij se do ngrejë padi kundër sekretarit.

Gjykatat në Francë apo kudo tjetër janë kjo kompetente. DASH e ka shpallur non-grata. Kjo ka ardhur në një kohë të mirë për shqiptarët. Kemi vetingun që thuajse përfundoi krejtësisht dhe kemi SPAK që do ta ketë shënjestër Sali Berishën dhe gjithë anëtarët e familjes për dyshime milionëshe.

Mendon se kërcënimi i SHBA me një padi e tillë është një çështje që nuk mund të bëhet. Sali Berisha më mirë ka qenë të mos komentojë fare. DASH nuk është hera parë që shpall dikë non-grata. Është hera e parë që bën publike arsyet përse e ka shpallur. Nuk ka zgjidhje tjetër por të përballen me gjyqësinë shqiptare. Thuajse i është dhënë një dritë e gjelbër edhe SPAK. Berisha duhet të përballet me këto pretendime.

Definitivisht po. Të gjithë shqiptarët që na shohin mund ta imagjinojnë nëse në mënyrë hipotetike do të ishte një situatë e njëjtë me Edi Ramën. Imagjinoni si do ta shfrytëzonte PD. Si do ta njolloste PS së bashku me Edi Ramën. Dëmi që i është krijuar PD mund të eleminohet në zgjedhjet e ardhshme për kryetar. Kjo do të mbesë përjetësisht në historinë e PD dhe Shqipërisë”, u shpreh avokati.


        
 
Next Post

Gjermania fut Mbretërinë e Bashkuar në “listën e zezë”, mbyll të gjitha udhëtimet me të

U tërhoq në ‘minutat e fundit’ nga gara për kryetar, Lisandër Hoxha nxjerr prapaskenat e forta, flet për ‘tërmetin’ që do të godasë Partinë Demokratike

VIDEO/ Turistët e parë: Ja si polakët, këmbëzbathur kërcejnë valle shqiptare

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In