Beogradi zyrtar sulmoi kryeministri Edi Rama dhe e akuzoi atë për formimin e “Shqipërisë se Madhe” pas vendimit për t’i vendosur Kosovës në dispozicion portin e Durrësit.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Alekasandër Vulin, përdori në një deklaratë zyrtare, një gjuhë vulgare ndaj shqiptarëve.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se do thirret ambasadori serb për ti dhënë një notë proteste lidhur me deklaratat e Vulin, teksa shtoi se po pret ende ndjesën e Vuçiç.
“Unë vazhdoj të pres që presidenti i Serbisë të kërkojë në emër të Serbisë ndjesë për atë fatkeqësi natyrore.E mirëkuptoj që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi por atë fatkeqësi ta mbajë për vete dhe Serbinë”, u shpreh Rama.
“Përsa i përket fatkeqësisë natyrore që zbulova se ndodhet në qeverinë e Serbisë, në trajtën e një ministri, unë them se vazhdoj pres që presidenti i Serbisë të kërkojë në emër të Republikës së Serbisë, ndjesë për atë fatkeqësi natyrore.
E mirëkuptoj që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi por ta mbajë për vete dhe Serbinë.
MPEJ ka vijuar me procesin dhe ambasadori do të thirret për t’i bërë notë verbale, vënien në dijeni të shtetit serb, se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë, nuk mund të lëndojë qeverinë e Serbisë, apo figurën e një ministri apo kryeministri.
Se po qe puna për Edi Ramën, ju e dini që këta më stimulojnë dellin e polemikës. Por më mjaftojnë fatkeqësitë natyrore që kemi këtu, në trajta presidentësh dhe ish.
Këta edhe i mbaj, por një fatkeqësi në Serbi se mbaj dot, ta mbaj ai atje dhe të kërkojë ndjesë Shqipërisë.”-tha Rama.