Policia e Tiranës ka proceduar 11 persona në lidhje me protestat e zhvilluara në datat 22 dhe 23 qershor në kryeqytet. Këta persona dyshohen të përfshirë në veprime që cënojnë rendin dhe qetësinë publike.
Mes personave të vënë nën hetim është dhe Dritan Goxhaj, i cili ka udhëhequr turmën jashtë perimetrit të njoftuar për zhvillimin e tubimit.
Dritan Goxhaj, ish-luftëtari i vetshpallur i UÇK, që rezulton se nuk ka qenë asnjë ditë në luftë, lexoi të hënën 5 kërkesat e protestuesve në bulevard, ndërkohë që vetë për muaj me radhë mbron regjimin e Iranit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.
Këto veprime duhet të jenë objekte kryesore të antiterroririt dhe SHIK, por çuditërisht policia shqiptare hesht dhe bëhet qesharak me mosveprimin e saj, madje të kujton rastin e një personi të cilit i mori dashnori gruan nga duartë dhe për ta poshtëruar kreu mardhënie me të në sy të tij.
Pasi i drejtoi pistoletën ai i bëri një rreth me shkumës dhe i tha : Nëse del nga rreth kur unë të kryej aktin me gruan tënde unë do të vras! Pasi mbaroj punë i “forti” u largua i kënaqur, por gruaja megjithëse ishte bashkëpuntore në lojë i ‘u drejtua me fjalë fyerse: Si nuk pate turp kur ai më përdori siç i deshi qejf! Burri jo që nuk i erdhi turp, por i’u mburr gruas: Po po por nuk ësh†ë ashtu siç thua ti , sepse unë e nxorra mbi 10 herë këmbën nga rrethi. Kjo është fabula e sotme për policinë shqiptare





