• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pragu 1 për qind i Kodit Zgjedhor përfundon në Gjykatën Kushtetuese, Vitore Tusha “përplaset” me përfaqësuesit e Kuvendit, ja detajet

September 29, 2021
in Aktualitet
        
 

Gjykata Kushtetuese ka marrë sërish në dorë, ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor. Pak kohë më parë, u rrëzua përcaktimi i pragut të 10 mijë votave që duhet të plotësonin kandidatët jashtë vijës së kuqe, ndërsa dje Kushtetuesja ka zhvilluar një seancë për pragun kombëtar të 1 për qind.

Shtatë anëtarët e gjykatës morën në shqyrtim padinë e ish-kandidatit të pavarur Elton Debreshi, i cili kërkon shfuqizimin e nenit që parashikon se subjektet zgjedhore duhet të marrin 1% të votave në rang kombëtar në mënyrë që vota e tyre në qarkun ku kandidon, të llogaritet në shpërndarjen e mandateve. Gentian Seriani, avokat i Elton Debreshit, u shpreh se vlera e votës nuk është e njëjtë për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit e kandidatët e partive.

“Kandidati i propozuar nga zgjedhësit kandidon vetëm në një zonë zgjedhore. Vlera e votës nuk është njësoj për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit dhe kandidatët e partive politike. Për këtë arsye mund të ndryshojë vullnetin e zgjedhësit në kutinë e votimit”, tha ai. Nga ana tjetër, pala e paditur në gjykatë ishte Kuvendi i Shqipërisë. Drejtoresha e shërbimit Juridik, Mimoza Arbi si argument kryesor dha numrin e votave që Debreshi mori në zgjedhje.

Ajo theksoi, se atij nuk i janë krijuar probleme për shkak të numrit të votave. “Kandidati ka marrë vetëm 580 vota të vlefshme. Kërkuesit nuk i ka ardhur pasoja nga përmbajta e nenit por për shkak të numrit të votave të që ka marrë në zgjedhje. Me 580 vota, ai asnjëherë nuk bëhej dot deputet në Kuvendin e Shqipërisë”, tha ajo. Ndërkohë, llogaritjet e Kuvendit nuk u duk se bindën Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha. Ajo u shpreh, se duhej një mjet i barabartë, por të gjithë. “1% në rang kombëtar është rreth 24% i votave në qarkun Dibër. Ishte i domosdoshëm një mjet i barabartë për të gjithë”, tha ajo.

Rrëzimi i herësit të 10 mijë votave

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese, pak kohë më parë shpalli si antikushtetues herësin brenda listës së kandidatëve për deputetë, që shërbeu në 25 prill në shpërndarjen e mandateve. Gjykata Kushtetuese rrëzoi herësin prej 10 mijë votash për të marrë mandatin e deputetit për ata kandidatë që janë poshtë listës fituese, duke hapur në këtë mënyrë listat.

Gjykata vendosi shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, si të papajtueshëm me Kushtetutën. Në argumentet e saj, Gjykata vlerësoi se pika 3 e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, në disa zona zgjedhore me numër të vogël zgjedhësish ose me numër të ulët të mandateve, cenon thelbin e së drejtës për të zgjedhur.

Duke analizuar zgjedhjet e 25 prillit, Gjykata çmoi që pavarësisht se në çështjet e sistemit zgjedhor ligjvënësi, si rregull, është i lirë të veprojë brenda hapësirës së tij normuese, duke përcaktuar qartë dhe rast pas rasti qëllimet që kërkon të arrijë, në rastin konkret zbatimi i herësit në praktikë, në masën e përcaktuar nga pika 3 e nenit 163 të Kodit Zgjedhor tregoi se ishte një mekanizëm disproporcional në raport me qëllimin e tij.


        
 
Next Post

“Për sa kohë që gangsteri-biznesmen zotëron paratë dhe politikën ”! Juristi Romeo Kara del me reagimin e revoltuar për ekzekutimin e oficerit të policisë në Lezhë dhe ngre alarmin

Si do reagonte nëse vajza do t’i martohej me një djalë nga PS? Ish-deputetja e PD-së jep përgjigjen epike

Presidentja e KE kërkon që “Ballkani i Hapur” të ecë brenda procesit të Berlinit, Rama kritik ndaj Brukselit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In