• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prangosen dy mjekët “xhepistë” të Traumës: Babai i njërit prej të plagosurve të Velipojës jep ryshfet pas operacionit

03/07/2021
in Aktualitet, Kronike
        
 

Dy mjekët, Serdi Memini dhe Ervin Sulaj janë arrestuar pasi kanë marrë ryshfet nga babai i njërit prej të plagosurve të Velipojës, i përfshirë në ngjarjen e rëndë ku u vranë 4 persona.

Babai i Elmilind Dylit, të plagosurit në Velipojë pasi ka mbërritur i biri në Tiranë dhe i kanë bërë operacionin mjekët, dyshohet se u ka dhënë rryshfet mjekëve.

Mësohet se në datën 27 qershor, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë mjekut kirurg ortoped dhe mjekut anestezist 377.000 lekë të reja dhe 55 euro për kryerjen e operacionit.

Gjithashtu është ndaluar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, 40-vjeçari Fatbardh Dyli.

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bisturia”. Vihen në pranga një mjek kirurg dhe një mjek anestezist, si dhe një shtetas që iu ka dhënë këtyre dy mjekëve, një shumë parash për të kryer operacionin e djalit. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale paratë që kanë marrë mjekët për kryerjen e operacionit.

Strukturat Hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, me mbështetjen e forcës së Posaçme “Shqiponjat” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bisturia”. Në kuadër të operacionit u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve: S. M., 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe E. S., 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë. Gjithashtu u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit F. D, 40 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë shtetasit E. D., i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.

Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Shkodër.


        
 
Next Post

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë: Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë janë edhe paqja dhe stabiliteti ynë

Demokratët e bëjnë për "ujë të ftohët" Bashën: Je takuar me Tom Doshin dhe Ramën në Theth, e harrove të gjithë sakrificën tonë dhe na thërret veç kur të duhemi

LSI sulmon ambasadorët: Gjykata jonë Kushtetuese i'u tregoi vendin, ne jemi vend sovran

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved