Për çështjen “Dvorani” dhe vendimin e KLGJ-së për të kërkuar mendim nga EURALIUS dhe OPDAT, avokati Spartak Ngjela tha se është vepruar në këtë mënyrë që vendimi të mos cilësohej si goditje ndaj Presidentit.
“KLGJ e ka detyrën e vet për zgjidhjen e një çështje që të pyesin dy institucione të huaja. Mirë ka bërë dhe cila është arsyeja? Që të mos bien ndesh se po godasin Presidentin shqiptar, që fluturon si sorrat e mesjetës. Ata do thonë që nuk ka shkelje, ja mbaje mend nga unë”, u shpreh ish-ministri i Drejtësisë.
“Për mua është ligjore brenda nocionit të strukturës së re të drejtësisë. Ato dy institucione kanë bërë të gjitha ligjet në Shqipëri. Presidenti ka dalë me shpatën e Gjergj Elez Alisë. Pse Gjergj Elez Alia është ky? Mirë që Presidenti ka halle, se është nën akuzë. Po ju çfarë keni? Ai është nën akuzë, ka një hetim parlamentar që do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese dhe për këtë arsye kërkon që të çojë njerëz të tij në këtë gjykatë. E kuptoni në çfarë niveli mediokër është niveli shtetëror sot”, shtoi Ngjela.