• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Presidenti gjerman dhe kryeparlamentari duke e “njollosur” Gjermaninë për shkak të korrupsionit…

March 19, 2021
in Bota
        
 

Nga Enver Robelli

Së fundi në Gjermani është zbuluar se dy deputetë të partive konservatore CDU & CSU janë pasuruar duke marrë provizion për ndërmjetësimin e blerjes së maskave pas shpërthimit të pandemisë.

Kjo sjellje e deputetëve ngjalli zemërim të madh në të gjitha partitë demokratike në Gjermani. Deputetët u larguan nga grupi parlamentar dhe nga partitë e tyre.

Nga parlamenti do të largohen po ashtu. Drejtësia është duke zhvilluar hetime. Një deputet tjetër u përjashtua për shkak të lidhjeve potencialisht jo të pastra me qeverinë e Azerbajxhanit.

Për largimin e këtyre deputetëve ishte shumë e zëshme ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU).

Pastaj presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier (socialdemokrat) tha se sjellja e deputetëve është “e mjerë dhe e turpshme”.

Çfarë ka ndodhur nuk duhet të nënçmohet, tha presidenti. Sipas tij këtu bëhet fjalë për gabime më shumë se individuale.

“Kemi të bëjmë me besimin në integritetin e shtetit dhe institucioneve të tij”, shtoi Steinmeier. Pastaj nënvizoi: rastet e zbuluara nuk meritojnë vetëm zemërim: “Ato janë helm për demokracinë”.

Këto fjalë Steinmeier nuk i tha në ndonjë bisedë konfidenciale me këshilltarë, por i tha në Kongresin Digjital të gazetës së madhe dhe të rëndësishme “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ). Fjalët e tij u cituan në Gjermani dhe jashtë Gjermanisë.

Kryetari i parlamentit (Bundestagut) Wolfgang Schäuble (CDU), njëri prej politikanëve më me autoritet në Gjermani, tha se sjellja e deputetëve ishte “e pandershme” dhe “e papërputhshme me mandatin e deputetit”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi ndriçimin e rasteve dhe aty ku është e nevojshme tërheqje e konsekuencave. Për këtë skandal raportoi edhe gazeta e elitave globale “Financial Times”. Askush, ama bash askush në Gjermani nuk e shtroi pyetjen absurde se politikanët më të lartë të shtetit është dashur të heshtin për t’ia ruajtur “fytyrën” Gjermanisë.

Vetëm në Kosovë bën vaki që denoncuesit e korrupsionit të kritikohen për shkak se po i denoncojnë të korruptuarit. Kjo qasje jo vetëm që është e pandershme, por është helm për demokracinë!


        
 
Next Post

Andi Bejtja revoltohet pas hetimeve për kandidatët problematikë të opozitës: SPAK është gati të hetojë dhe Naim Frashërin e Vrana Kontin

Jemi të lirë? Eja, flasim hapur: Një replikë me Bozon e Tarifën, për të “mirat” e Enverit

Telefonata nga PD me emigrantin: A do votoni për Lulzim Bashën? Përgjigjja e tij do ju lërë pa fjalë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In