• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Presidenti i Bosnjes befason me deklaratën për Erdogan: Zoti e ka dërguar, ndihmojeni!

May 21, 2018
in Aktualitet
        
 

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, në fjalimin e tij në Kongresin e gjashtë të Unionit të Demokratëve Turq të Evropës (UETD) në Sarajevë, ku mysafir nderi është Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, tha se boshnjakët dhe turqit për një kohë të gjatë janë së bashku, dhe se shumë janë përpjekur për t’i ndarë nga besimi, identiteti dhe krenaria e tyre, por dështuan, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pranishmëve Izetbegoviç u tha se “Zoti ua ka dërguar Erdoğanin, të cilin duhet ndihmuar që të fitojë ana e drejtë”.

“Kam kënaqësi të shoh flamuj të përzier të Turqisë dhe BeH-së. Ne ishim së bashku për një kohë të gjatë dhe jetuam së bashku, luftuam së bashku. Për herë të fundit boshnjakët mbrojtën Turqinë në Çanakkala si atdheun e tyre”, tha Izetbegoviç.

“Pasi historia na ka ndarë, fati ynë përsëri ishte i ngjashëm. Ata u përpoqën që turqit dhe boshnjakët t’i ndajnë nga feja e tyre, nga identitetit, nga krenaria e tyre, por siç thotë hadithi i Pejgamberit çdo 100 vjet Zoti dërgon një njeri të drejtë i cili do ta kthejë popullin në fe dhe kur e dërgon atë edhe e ndihmon dhe kur e ndihmon askush nuk nuk mund ta mposhtë”, tha ai.

Izetbegoviç thekson se është e pabesueshme se si gjatë agresionit të fundit në Bosnjë e Hercegovinë, boshnjakët arritën të mbrohen.

“Ne boshnjakët e kishim Alija Izetbegoviç-in. Nuk mund të shpjegohet se si kemi arritur të mbrohemi. Kjo ishte e mundur vetëm me ndërhyrjen e Perëndisë dhe me vullnetin e tij. Sot nuk mund të shpjegoni se si Turqia arrin të mbajë këtë barrë dhe peshë të rëndë. Me kaq armiq brenda saj, në kufijtë e saj, me miliona refugjatë për të cilët kujdeset si për popullin e saj, Turqia jo vetëm që ballafaqohet me këtë, por edhe përparon. Sepse tani e keni njeriun që Perëndia ju ka dërguar, dhe emri i tij është Recep Tayyip Erdoğan. Kur Zoti ju dërgon një njeri të tillë, ju keni për detyrë ta ndihmoni, të jeni në anën e duhur, që të fitojë ana e drejtë. Nevojitet edhe pak që ana e drejtë të fitojë, këto janë votat tuaja të turqve nga Evropa. Qëndroni me udhëheqësin tuaj, jini me Turqinë, jini me fitore”, porositi Izetbegoviç.

Me rastin e Kongresit para dhe brenda sallës Olimpike “Juan Antonio Samaranch – Zetra“ kanë ardhur rreth 20 qytetarë nga vendet e Evropës Perëndimore. Në kongres marrin pjesë anëtarë nga Gjermania, Austria, Belgjika, BeH, Finlanda, Franca, Holanda, Britania e Madhe, Suedia, Zvicra, Italia, Hungaria, Maqedonia, Norvegjia dhe Çekia.


        
 
Next Post

"Po iki, mos më kërkoni"! 29-vjeçari nga Vlora lë një letër në shtëpi dhe zhduket prej 5 ditësh

Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët, rritet arkëtimi me forcë i gjobave

Aktori i madh që dikur na ka bërë të qeshim me lot, sot nuk flet më pas operacionit (Foto)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In