Presidenti i Ilir Meta, të cilin Edi Rama ua bëri peshqesh shqiptarëve me shpresën për ta nxjerrë nga skena politike, është shndërruar në një rrezik serioz për sigurinë kombëtare.
Në makthin e tmerrshëm të përballjes me SPAK, shpërbërjes së LSI dhe frikës nga dosjet që i kanë përgatitur amerikanët, Meta ka nisur muajt e fundit të konsumojë alkool dhe të dehet shpesh nëpër mejhanet e Tiranës. Disa ditë më parë u shfaq i dehur në një emision televiziv, ndërsa së fundmi po qarkullon njē video, ku Presidenti është sërish i dehur, nën shoqërinë e disa personazheve anonimë.
Nën tingujt e këngëve patriotike, Meta duket qartë se bën lëvizje të pakontrolluara. Katandisja e Presidentit mejhaneve natën nuk është thjeshtë një degradim i institucionit të Presidencës, por edhe një rrezik për sigurinë kombëtare.
Sipas ligjit, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror raporton sistematikisht tek Ilir Meta për çështjet e sigurisë kombëtare. Kreu i SHISH ndan me Metën informacione tepër sekrete për çështjet e sigurisë, sidomos krimin e organizuar dhe terrorizmin.
Nga ana tjetër, shërbimet partenre ndajnë me SHISH informacione sekrete. Ilir Meta dehet lokaleve dhe nën efektin e alkoolit mund të nxjerrë sekrete shumë të rëndësishme, sekrete të cilat mund të bien në dorë të krimit. Institucionet informative mësohet se janë në dijeni edhe për kontakte të Metës me njerëz të krimit të organizuar, të cilët janë subjekte të OFL. Meta është akuzuar publikisht nga Edi Rama për këto kontakte, por Rama deri më tani nuk ka folur për emra konkretë.
Megjithatë, Kuvendi i Shqipërisë, policia dhe disa ambasada të rëndësishme në Tiranë janë të shqetësuar për lëvizjet e papërgjegjshme të Ilir Metës.
Ambasadorët e perëndimit në Tiranë, të cilët kanë ndërprerë çdo raport me Metën për shkak të luftës së tij kundër reformës në drejtësi, mësohet se kanë raportuar me shqetësim tek vendet e tyre lëvizjet dhe flirtimin e Presidentit me krimin. Ndërkohë që kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i bëri dje thirrje publikisht Metës të distancohet nga njerëzit e dyshimtë dhe sidomos nga segmente të krimit./Pamfleti