• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Presidenti s’vepron me ushtri”! Ngjela: Nuk i takon Ilir Metës ta diskutojë legjitimitetin e Kuvendit

May 28, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Avokati Spartak Ngjela kritikoi sot Presidentin Ilir Meta për qëndrimin që po mban ndaj procesit për shkarkimin e tij të nisur nga shumica socialiste në parlament.

Në disa deklarata për shtyp përmes zëdhënësit të tij, Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do ta njohë vendimin e Kuvendit duke e konsideruar atë “jokushtetues” pasi “është njëpartiak” dhe “nuk përmban 140 deputetë”.

I ftuar gjatë edicionit qendror të lajmeve në Euronews Albania, së bashku me gazetarin Aleksandër Çipa, Ngjela tha se Presidenti nuk mund të vërë në diskutim ligjshmërinë e procesit apo legjitimitetin kushtetues të Kuvendit, pasi këtë gjë e ka në kompetencë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Ngjela ironizoi se kompetencat e Presidentit janë vetëm formale dhe ai nuk mund të dalë mbi Gjykatën Kushtetuese.

“Karakterin normal ose jo të një akti juridik, është apo jo në frymën e Kushtetutës e ka Gjykata Kushtetuese jo Presidenti […] do të ishte shumë i saktë nëse do të thoshte të presim Gjykatën dhe unë do të mbrohem në Gjykatë, kjo do të ishte normale për një President, por ne s’e dëgjuam të fliste kështu,” – tha Ngjela.

“Atje mund t’i paraqesë dyshimet, provat, apo logjikën juridike se nuk ka bërë shkelje,” – vijoi avokati.

Sipas Ngjelës shkeljet e pretenduara nga shumica socialiste duhet të dërgohen më pas në Gjykatën Kushtetuese për t’u shqyrtuar njëherë e mirë pasi “shkeljet e rënda duan si arsyetim vetëm arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Parlamenti është politik dhe nuk ka ndonjë përgjegjësi të madhe juridike,” – tha Ngjela, – “Herën e parë shumica socialiste nuk e kaloi në parlament pushimin [e Presidentit], këtë herë kam përshtypjen do ta kalojë, por nëse vendimin e shumicës e rrëzon më pas Gjykata Kushtetuese do jetë një vendim i rëndë për ta.”

Gazetari Eno Muja e pyeti avokatin Ngjela nëse përbëjnë shkelje vetëm deklaratat e Presidentit dhe Ngjela u përgjigj se “Presidenti mund të veprojë me deklarata, jo me ushtri”. Ai kujtoi se Presidenti ka bërë thirrje për dhunë.


        
 
Next Post
Kryetari i PD Lulzim Basha, Bujar Leskaj, Bujar Nishani, gjate nje ceremonie me rastin e 28 vjetorit te krijimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike.	/r/n/r/nDP Leader, Lulzim Basha, Bujar Leskaj, Bujar Nishani, Sali Berisha, during a festive ceremony organised to mark the 28th anniversary of the founding of the Democratic Renaissance, RD, a newspaper of the Democratic Party.

Sulmoi Bujar Nishanin, ish- deputeti i PD “dush të ftohtë” Bashës: Tipike komuniste, demokratët duhet të bëjnë “urraa” dhe të thërrasin “Basha! Basha! Basha!”

29 bashki në Shqipëri ‘Covid free’, dy javë pa të infektuar

Ish-Miss Shqipëria: Më vjen të qaj, thonë hajde ma jep që të ta jap. Ta kërkojnë troç për vendin e punës

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In