• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Presioni ndërkombëtar: Ja çështjet që do hedhin themelet e bashkëpunimit PD-PS! Nga reformat, te presidenti i ri e zgjedhjet vendore

August 7, 2021
in Aktualitet
        
 

Ideja e një bashkëqeverisje mes PS dhe PD ka rinisur të trumbetohet ditët e fundit. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar dy mesazhe javën e fundit, të cilët janë interpretuar si një sinjal për afrim mes PD dhe PS.

Ambasadorja nuk e deklaron diçka të tillë hapur, pro kërkon që PD e PS të kenë një frymë të re bashkëpunimi. Por cilat janë pikat ku do të nis ky bashkëpunim? Elementi kryesor ku pritet të bashkëpunohet është presidenti i ri. PS ka nisur procedurat e shkarkimit të Metës.

Edhe pse fjalën e fundit do e thotë Kushtetuesja, sido që të vijnë punët, në pranverën e vitit që vjen nisin procedurat për presidentin e ri. Vetë Rama pas zgjedhjeve e tha se presidenti i ri do të zgjidhet me konsensus me PD.

“Është shumë herët për të folur për zëvendësimin e për zëvendësuesin e tij, por në çdo rast, qoftë para kohe, qoftë në kohë, në varësi se si do shkojë ky proces, ne do konsultohemi me Partinë Demokratike për emrin e presidentit të ri”, tha Rama.

Reformat

Ndërkohë mësohet se bashkëpunim ose më saktë konsensus do të ketë dhe në disa vendimmarrje të Parlamentit. Këtë vit i mbaron mandati Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Sipas ligjit, shpalljen e bën presidenti, por në fund e zgjedh Parlamenti dhe sipas informacioneve PS do të kërkojë që të kemi një emër konsensual.

Një tjetër vendimmarrje e Kuvendit do të jetë përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Kartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Anëtarët jo gjyqtarë dhe jo prokuror kanë mandat 3-vjeçar dhe në fund të vitit duhet të zëvendësohen. Emrat e rinj po ashtu do të tentohen të zgjidhen me konsensus.

Një tjetër pikë ku mazhoranca kërkon konsensus është mandati i organeve të vetingu. PS kërkon që të shtyhet afati dhe kjo kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, që pa ndihmën e PD nuk bëhet dot. Element tjetër janë zgjedhjet vendore. Gjykata Kushtetuese ka marrë në dorë një padi për zgjedhjet e 2019 dhe nuk është çudi që të kemi ripërsëritje.

Momentalisht kemi 6 bashki pa kryetarë, më konkretisht: Bashkia Shkodër, Bashkia Vorë, Bashkia Durrës, Bashkia Dibër, Bashkia Kavajë dhe Bashkia Lushnje. Presidenti nuk i njeh zgjedhjet dhe nuk nxjerr dekret për zgjedhje të parakohshme aty. Por me shkarkimin e Metës situata do të ndryshojë dhe me shumë mundësi do kemi zgjedhje të reja vendore.

Reforma zgjedhore

Element tjetër shumë i rëndësishëm është reforma zgjedhore. OSBE/ODIHR në raportin për 25 prillin shprehu nevojën për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor dhe të dyja palët kanë treguar gatishmëri që në vjeshtë të nisin nga e para reformën zgjedhore. Pra duket se ka një sërë çështjesh që mund të bashkojnë politikën shqiptare.

Pas zgjedhjeve kryeministri Rama i shtriu sërish opozitës dorën e bashkëpunimit. “Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë në asnjë mënyrë dy të parave në aspektin e marrëdhënieve me opozitën, Partinë Demokratike, sado të na sulmojnë, të na shajnë, të na provokojnë apo sado ta kontestojnë legjitimitetin e padiskutueshëm të fitores sonë nga mos gëlltitja kronike e humbjes së tyre të qartë e të thellë.

Shqipëria na ka ridhënë besimin e madh e mbështetjen e plotë për të udhëhequr e ne do të udhëheqim pa humbur më kohë dhe energji me politikën bajate dhe banale të akuzave e të kundërakuzave të përditshme”, tha Rama.


        
 
Next Post

Përplasja e Sali Berishës me SHBA-në! Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ dhe paralajmëron zhvillime të bujshme: Erdhi më fund eksperti i madh, ja çfarë e pret ish-kryeministrin!

Juristi Romeo Kara: Berisha do ketë fundin e Noriegës! Avokatët e tij janë po aq të rrezikuar, SHBA do veprojnë sipas planit

Zjarret sjellin një katastrofë të vërtetë! Pamjet që ngjajnë me një film të trishtë: Ikin mijëra banorë nga rreziku i flakëve! Publikohen VIDEO nga momentet e largimit dhe zona e pushtuar

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In