Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën publike online “Flamingo Mirror”, e cila, sipas tij, synon t’u mundësojë qytetarëve të shohin dokumentet zyrtare dhe përmbajtjen e tyre.
Gjatë prezantimit, Rama tha se platforma do të shërbejë si një hapësirë ku qytetarët mund të informohen drejtpërdrejt për atë që është shkruar në dokumentet zyrtare.
Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se në platformë do të publikohen në vijim edhe dosje qeveritare që kanë ndjeshmëri të veçantë.
Platforma “Flamingo Mirror” prezantohet si një mekanizëm për publikimin dhe aksesin e dokumenteve zyrtare, ndërsa dosja KAYO pritet të jetë ndër materialet e radhës që do të publikohet.
“Do ti shërbejë qytetarëve për të parë se çfarë është e shkruar në të gjithë dokumentet zyrtare. Nga ana tjetër është e qartë që në këtë pasqyrë të Flamingos do të vendosim vijimësisht çdo dosje qeveritare me ndjeshmëri të posaçme dhe jemi duke përgatitur me skuadrën disa tema të tjera dhe shumë shpejt do të publikojmë dosjen e KAYO”, tha ai.
Link për të lexuar dokumentet për Sazanin dhe Zvernecin: https://flamingomirror.al/dosje/sazani-dhe-zverneci



