• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Priten zhvillime të reja! Ditmir Bushati nxjerr foton dhe tregon politikanin që do të sjellë ndryshimin e madh në Shqipëri: Do të mbetet gjithnjë e pashlyer në memorien time teksa shoqëroja kryeministrin Rama në…

January 20, 2021
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale, Joe Biden, merr zyrtarisht detyrën si presidenti i 46-të i vendit.

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati paralajmëron ndryshime të mëdha me administratën e re të Biden në rajonin tonë.

Ai këto ndryshime i lidh duke kujtuar momentin teksa shoqëronte kryeministrin Rama në takimin me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, më 14 Prill 2016.

Bushati shkruan se ndjeshmëria e Zëvendës Presidentit Biden për historinë e dhimbshme të Ballkanit dhe angazhimi i tij për paqen dhe transformimin e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit në BE ishte e madhe.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbarë botën. Fituesi i zgjedhjeve presidenciale, Joe Biden, merr zyrtarisht detyrën si presidenti i 46-të i vendit. Ai mori 306 vota elektorale dhe më shumë se 81 milion vota popullore, duke thyer çdo rekord të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Në klimën e polarizuar dhe aktet e dhunës që shoqëruan kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve, duket se sfida më e madhe politike për Presidentin Biden është normalizimi i mosmarrëveshjeve politike. Krahas stabilizimit të brendshëm, kjo sfidë ka të bëjë edhe me forcën tërheqëse të modelit që përfaqësojnë SHBA-të në botë.

Si pasojë e Pandemisë COVID-19, bota është në dhëmbët e krizës më të rëndë që ka përjetuar që prej Luftës së Dytë Botërore. Në planin ndërkombëtar, SHBA-të mbeten aktori më i fuqishmëm. Kina është një konkurrent gjithnjë e më sfidues, me të cilën SHBA-të do të përballen në një rivalitet më së shumti teknologjik. Nga ana tjetër, ndikimi i Rusisë, kryesisht në kufijtë e NATO-s, rikthen vëmendjen për një angazhim të strukturuar me të.

Në këtë kontekst, ripërtëritja e aleancës euro-atlantike, sikundër rikthimi aktiv i SHBA-vë në disa nisma të rëndësishme shumëpalëshe pritet të marrë përparësi me administratën Biden. Viti 2021 do të jetë interesant për të testuar edhe ndërveprimin e SHBA-ve me vendet e G7. Gjermania dhe Japonia, dy aleatë të pazëvendësueshëm të SHBA-ve, respektivisht në Europë dhe Azi, tradicionalisht të njohura për qëndrueshmërinë e tyre, janë përfshirë në proceset e ndryshimit të drejtuesve politik.

Për fatin tonë të mirë, rajoni ynë nuk është i huaj për Presidentin Biden. Përkundrazi! Krahas njohurive të thella për rajonin, ai ka edhe një lidhje shpirtërore, veçanërisht me Kosovën. Do të mbetet gjithnjë e pashlyer në memorien time – teksa shoqëroja kryeministrin Rama në takimin me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, më 14 Prill 2016, – ndjeshmëria e Zëvendës Presidentit Biden për historinë e dhimbshme të Ballkanit dhe angazhimi i tij për paqen dhe transformimin e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Pikërisht, kjo lidhje e tij me rajonin, sikundër dhe e ekipit përgjegjës për politikën e jashtme dhe të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, janë inkurajuese për një vëmendje të shtuar të SHBA-ve në rajonin tonë dhe për një bashkëveprim më të ngushtë me BE-në, duke e konsideruar procesin e transformimit të Ballkanit dhe anëtarësimit në BE, një punë të papërfunduar. Për ne, ky është një moment i rëndësishëm që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht, duke pasur në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve për stabilitetin demokratik në Shqipëri dhe rajon”, shkruan Ditmir Bushati.

microsoft project 2016 lizenz kaufen


        
 
Next Post

“Me punë jo gjumë”! Kryeministri Rama prezanton arritjen e radhës të qeverisë së tij dhe ‘thumbon’ hapur opozitën (Video)

"Sputnik" kalon provën, vaksina ruse kërkon autorizimin për përdorim në Bashkimin Evropian

Shqiptarët të parët në botë për numrin e leje qëndrimeve në Bashkimin Europian për frymë popullsie

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In