Sipas sinoptikanes Lajda Porja, stuhia e quajtur në shkallën e uraganeve në vendin tonë do të vijë me e dobësuar sesa në Europën qendrore.
Stuhia e fortë që ka goditur Europën ditët e fundit, pritet të mbërrijë edhe në vendin tonë. Sipas sinoptikanes Lajda Porja, stuhia e quajtur në shkallën e uraganeve në vendin tonë do të vijë me e dobësuar sesa në Europën qendrore.
Në një lidhje skype për ‘Neës24’, sinoptikania tha se ditën e shtunë pritet që të ketë rrebeshe shiu në zonën veriore dhe verilindore, ndërsa të dielën do të përfshihet edhe zona përgjatë bregdetit të Adriatikut.
Ajo shtoi se problematike edhe për javën që vjen do të jetë era në bregdet, e cila do të jetë e fortë, duke bërë që deti të ketë dallgë.
Dita e diel do të zhvendos në një pjesë të madhe të territorit. Do të përfshihen edhe zonat qendrore. Do të ketë reshje shiu në Velipojë, në Durrës, por shpëton zona e jugut. Ka pasur një rënie të temperaturave, krahasuar me të nxehtin që kaluam javën e shkuar.
Parashikohet që termometri mos të kalojë 34 gradë celsius. Kryeqytet pritet që gjatë kësaj fundjave do të jetë 33 gradë. Dita e diel do të ketë rënie temperature, 32 gradë, do kemi të paraqitur gjatë kësaj fundjave parametrin e erës.”, -tha Porja.
Nisur nga paniku që është krijuar për situatën e motit në Europë, Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim të jashtëzakonshme.
Ministria bën të ditur se nga informacionet e marra nga Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit, në 5 ditët në vijim vendi ynë do të përfshihet nga mot me reshje lokale që mund të jenë në vërshime të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore.
Njoftimi i plotë:
Duke vlerësuar situatën e ndodhur në Evropën Juglindore dhe informacionet e mara mbi ndikimin që mund të kenë kushtet e motit edhe në vendet e tjera pranë, Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit njofton se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore.
Theksojmë se situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës.
Për menaxhimin sa më të mirë të çdo situate të mundshme emergjente që mund të vijë si pasojë e kushteve jo te favorshme të motit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të bashkërendojë dhe koordinojë të gjitha fazat për përballimin e emergjencave civile.
Janë aktivizuar në gjendjen e gatishmërisë të gjitha strukturat dhe kapacitetet e emergjencave civile, në nivel qëndror dhe vendor për zbatimin e planeve në rastet e përmbytjeve.
Kujtojmë edhe njëherë që në vendin tonë kushtet e motit të parashikuara gjatë javës nuk do të kenë pasoja negative të përmasave madhore.