Artan Fuga ironizon opozitën, pas pretendimeve se janë blerë votat. Një pretendim të tillë e kanë pasur dhe kolegët e tij të vjetër Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët garojnë për deputet në siglën e PD në qarkun Lezhë.
Komenti i Artan Fugës
“Cfarë mo çfarë? Keni zbuluar se është shitur vota?
Hajde zbulim hajde!!!
Jepni pra emrat! Kush e shiti dhe kush e bleu! Përndryshe bëjmë hartime letërsie jo raporte!
Si mo? Paskeni zbuluar shitblerje votash! Hahahahaha! Po këtu vota shitet publikisht kur pushtetari premton vende pune në administratë, ndërtime shtëpish, hapje rrugësh përkundrejt votës!
Po këto çfarë janë mo?
Apo blerje quhet vetëm kur është cash, me lekë të thata në dorë, futur në sedilje makinash!
Hajde analizë hajde!
Vota shitet dhe blihet edhe me shishe solucioni atrazeneka mo, palé me vaksinë kineze!
Ore e keni analizuar retorikën politike se ku është mbështetur? E gjitha në shitblerje votash, por jo me leka drrëng në dorë”, shkruan Fuga.