Profesori i njohur dhe një njohësi i mirë i ligjeve arsimore në SHBA dhe Shqipëri diplomati Fatos Tarifa para disa vitesh ka folur për njohjen e diplomës së Këlliçit të nivelit Bachelor dhe konvertimin e saj në diplomë të nivelit Master nga Komisioni i Ministrise se Arsimit.
Ai deklaron se është bërë një falsifikim i madh zyrtar.
Përse ky përfundim?
Në SHBA, të gjitha programet Bachelor, në çdo universitet, janë programe 4-vjeçare. 3-vjeçari i Bolonjës nuk ekziston dhe nuk njihet. Prandaj, një diplomë Bachelor e fituar në një universitet amerikan nuk mund të njihet si një diplomë e nivelit Master në Amerikë dhe s’ka si të njihet këtu.
Pra nuk mundet si konvertim?
Absolutisht. Në atë universitet krejt të parëndësishëm në Baltimore, ku ka qenë Këlliçi, ofrohet një program Bachelor në menaxhim, por jonnjë program Master në këtë fushë.
Nese s’ke gradën Master në Management nga një universitet amerikan, për të cilën të duhet të kryesh edhe 2 (dy) vite të tjera shkollë pas diplomës Bachelor, nuk ka se si të të njihet diploma Bachelor, si gradë Master në Shqipëri.
Janë dy nivele krejt të ndryshme arsimi (kualifikimi dhe diplomash).
Atëherë, si është bërë i mundur ky konvertim?
Gjithçka të çon te Komisioni dhe tek korruptimi i tij. Bëhet fjalë për kohën e qeverisjes së Berishës. Në atë kohë (2010), ministër arsimi ka qenë Myqerem Tafaj (PD). Besoj nuk është e nevojshme t’ju kujtojë se në kohën e tij u shkatërrua sistemi universitar me shitjen e licensave të shumë universiteteve private dhe shkatërrimin e vlerave meritokratike.
Pra, dua të them, që ky ka qenë konteksti kohor kur diploma amerikane Bachelor e Këllicit u konvertua si diplomë Master Shkencor nga Komisioni i Ministrisë së Arsimit të z.Tafaj.
Por Këlliçi vazhdon të mburret e krenohet me diplomën fallco dhe më fallco është struktura qesharake SPAK që vetëm sa përzjen ujë në hava kur është rasti për krime të eksponentëve të PD-së thjeshtë është një bashkëpuntore e heshtur në krim deri sa nuk e merr të pandehur Këlliçin dhe nuk merr dëshmi nfga specialistët e fushës dhe nuk verikon faktet e njohura publike.