• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

VIDEO/ Dikur tallej me Biden, por e pësoi vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit, pas tij edhe Marco Rubio

June 10, 2025
in Bota
        
 

Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u penguan teksa hipnin në bordin e avionit presidencial Air Force One të dielën, gjatë udhëtimit drejt Camp David. Incidenti ndodhi pas një ndalese në Hagerstown, Maryland, ku Trump zhvilloi një bisedë të shkurtër me gazetarët.

Trump u pyet nëse do të konsideronte aktivizimin e Aktit të Kryengritjes për t’u përballur me protestat kundër bastisjeve të emigracionit në Los Anxhelos.

“Kjo varet nëse kemi të bëjmë apo jo me një kryengritje”, tha Trump.

Kur u pyet më tej nëse besonte se një kryengritje po ndodhte realisht, ai shtoi: “Jo, jo, por ka njerëz të dhunshëm. Dhe ne nuk do t’i lëmë të bëjnë çfarë të duan.”

I pyetur nëse do të vendoste trupa në terren edhe pa shpalljen zyrtare të një kryengritjeje, Trump deklaroi: “Do të kemi trupa kudo. Nuk do ta lejojmë vendin të shkatërrohet siç ndodhi gjatë presidencës së Biden.”

Ironikisht, Trump, i cili kishte tallur shpesh me ish-Presidentin Joe Biden për pengesat tij gjatë ngjitjes së shkallëve të Air Force One, këtë herë u bë vetë objekt talljesh në rrjetet sociale.

Në verën e vitit 2023, rrëzimin e Biden në ceremoninë e diplomimit në Forcat Ajrore në Colorado, e quajti të turpshme për studentët.

“Jam i habitur që nuk i ka zëvendësuar ende shkallët me një lëvizëse! Tani është koha që Trump të pajiset me karrocë për të moshuar”, janë disa nga reagimet e komentuesve.

“Kur Biden bënte diçka të tillë, Fox News e transmetonte në pafundësi, si të ishte zbarkimi në Hënë”, komentoi gazetari Aaron Rupar.


        
 
Next Post

Debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, përjashtohet Endri Shabani! Megi Fino zgjidhet kryetare, Endrit Braimllari nënkryetar

Carlo Bollino: Rinumërimi i kutive, akti i fundit i korrupsionit dhe shpërdorimit i një politikani të mbaruar

Jakin Marena: Kurti, një mallkim për Kosovën, Berisha mallkim vetëm për PD

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In