• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Profil i një flokëkuqeje: kush është Maria Butina, agjentja ruse e arrestuar nga amerikanët

July 19, 2018
in Bota
        
 

Ndërkohë që Donald Trump dhe Vladimir Putin po takoheshin në Helsinki, në Uashington është arrestuar për spiunazh një 29-vjeçare ruse e cila akuzohet se ka planifikuar takimet sekrete mes njerëzve të Trump dhe të Putinit para zgjedhjeve të vitit 2016.

Bëhet fjalë për Maria Butina, me flokë të gjata e të kuqe e lindur në Siberi.

Ajo është prezantuar si aktiviste pro armëve të zjarrit dhe është infiltruar në lobin e fuqishëm të National Rifle Association.

Një hetim i zhvilluar nga Seksioni për Sigurinë Kombëtate i Departamentit të Drejtësisë së bashku me FBI-në, kanë zbuluar fakte të bujshme.

Arrestimi i Butinës nuk është pjesë e hetimit të prokurorit special Robert Mueller, i ashtuquajturi “Russiagate”.

Sipas dokumenteteve të shpërndara nga departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, Butina është përpjekur që të ngrejë një kanal sekret komunikimi ndërmjet qeverisë ruse dhe asaj amerikane, të cilën Moska do ta përdorte për të penetruar në aparatin vendimarrës së SHBA-së, në mënyrë që të shtynte përpara axhendën e Federatës Ruse.

Për dy herë në vitin 2016, Maria ka tentuar madje që të përgatisë një takim sekret ndërmjet Trump e Putin.

Në konspiracionin e Butinas është përfshirë edhe një përfaqësues i lartë i qeverisë ruse, ish-deputet i Dumës që më vonë u bë drejtues i Bankës Qendrore të Rusisë.

Bëhet fjalë për Aleksander Torshin, zv.Guvernatorin e Bankës Qendrore Ruse, i cili është edhe anëtar i përjetshëm i Shoqatës Kombëtare të Armëve të SHBA-së.

Butina ishte asistente e Torshinit dhe punonte në SHBA që prej 2010-s. Sipas Departamentit të Drejtësisë, gjithçka është e provuaar me fakte. /tesheshi.com/


        
 
Next Post

“Zhduku prej këndej, Maqedonia është greke dhe ortodokse! ”Greqia përfshihet nga trazirat për emrin e "Maqedonisë

Deliri i krerëve të Kosovës pas rekomandimit pozitiv për vizat: Pse mund t’ju ngrijë buzëqeshja në vjeshtë

Pjetër Arbnori bën bashkë politikën, Meta, Berisha, Ruçi e Topalli në përurimin e bustit te Parlamenti

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In