• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 29, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prokuroria të dalë urgjent nga karantina! Lulzimi i SHQUP vazhdon me Babale info: Ka 3 ditë që po punohet ethshëm në kryeministri për… Ja strategjia e PD për nxjerrjen e vendit nga kriza

“Ka 3 ditë që po punohet ethshëm në kryeministri për…”, Basha: Prokuroria të dalë urgjent nga karantina, ja strategjia e PD për nxjerrjen e vendit nga kriza

April 23, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Lulzim Basha, u ndal në një lidhje me “Skype” për News24 edhe tek akuzat e fundit ndaj qeverisë për tenderat sekretë. Basha tha se nuk është problemi që këto tendera po jepen me procedurë të përshpejtuar, pasi një gjë e tillë lejohet në kohë fatkeqësie natyrore, por problemi qëndron te fakti se pajisjet janë shitur me një çmim katër herë më të lartë se çmimi i tregut.

Lidhur me këtë dhe akuzat e tjera, kryedemokrati i bëri thirrje Prokurorisë të dalë urgjentisht nga karantina dhe të hetojë. Mes të tjerash, Basha foli dhe për strategjinë e Partisë Demokratike për nxjerrjen e vendit nga kriza, ku së pari tha se duhen mbështetur të gjithë familjet.

Pjesë nga intervista:
Tenderat sekrete të qeverisë a janë të ligjshme dhe pse bëhen tani?
Basha: U bënë sekrete për të mbuluar dështimin dhe gënjeshtrën e qeverisë, që tha se i ka marrë të gjitha masat, si dhe për të fshehur cmimin, sasinë, e këtyre maskave. Ne kemi të dhëna se shumë nga këto pajisje janë zhdoganuar me ¼ e çmimit që janë shitur. Pra, janë shitur 4 herë më shumë se çmimi. Gjendja e fatkeqësisë natyrore ja lejonte qeverisë tenderin me procedurë të përshpejtuar. Por, problemi është se i kemi blerë me 4 herë më lart se çmimi i tregut. Informacionet janë se ka tre ditë që në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kryeministri po punohet ethshëm për të falsifikuar shifrat.

A ka PD një strategji ekonomike për daljen nga kriza?
Po dhe e kemi shpalosur prej ditës së parë dhe e kemi përditësuar në raport me krizën. Së pari dhe më kryesorja është se kjo nuk është koha për të vazhduar për t’u mbajtur te xhaketat e dhjetë oligarkëve, por për t’i kaluar ato qindra miliona te qytetarët. Së dyti, është momenti të marrin ndihmë të gjitha familjet, pasi deri tani nuk i kanë marrë as 3% e tyre. Për këtë, duhet të kemi një qeveri të përgjegjshme, që mendon për njerëzit.

A është PD e zhgënjyer nga SPAK?
Karantina e Prokruorisë është shumë e rrezikshme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e shqiptarëve. Prokuroria urgjentisht duhet të dalë nga karantina dhe me trasnparencë t’iu deklarojë qytetarëve hapat që po merren për masat. Sa i përket qasjes sonë, kemi adoptuar një qasje që po funksionon në shumë vende, rritja e testimeve, izolimi i burimeve të infeksionit, hartimi i masave në bazë të të dhënave reale dhe jo fiktive, dhe së fundi, por më e rëndësishmja, t’i përgjigjemi me fonde situatës, këtyre 3 milionë shqiptarëve, që kanë sot nevojë më shumë se kurrë.


        
 
Next Post

Ligj në Kuvend për përjashtimin e Sali Berishës nga politika, kategoritë e tjera që ‘digjen’ me të shkuar komuniste

Italia rekord shërimesh dhe rënia spektakolare e të ifektuarve, koronavirusi drejt shuarjes

Në moshën 71-vjeçare, Richard Gere bëhet baba për herë të tretë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In