• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, July 6, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Propozimi për të zgjatur mandatin e prokurorëve të SPAK është arkivolucioni i drejtësisë

July 6, 2026
in Blog
        
 

Nga Ylli Manjani
Kanë kaluar dhjetë vjet që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, të cilat u paraqitën si reforma më e madhe në drejtësi që kishte njohur ndonjëherë Shqipëria. Dhjetë vjet janë një cikël i plotë institucional. Mjaftueshëm për të dalë nga propaganda dhe për të hyrë te bilanci.

Një Parlament serioz, një shtet normal dhe një demokraci funksionale do ta kishte pasur tashmë në rendin e ditës vlerësimin e plotë të kësaj reforme. Jo për ta rrëzuar, as për ta glorifikuar, por për ta matur.

Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq? U forcua apo u dobësua shteti? U ul korrupsioni apo thjesht ndryshuan emrat e të akuzuarve? Krimi i organizuar u godit realisht apo u sofistikua? Demokracia u përmirësua? Zgjedhjet u bënë më të ndershme? Pushtetet u balancuan apo u përqendruan edhe më shumë?

Këto janë pyetjet që çdo vend anëtar i Këshillit të Europës do t’ia bënte vetes pas një dekade reformash. Asnjë reformë nuk është e shenjtë. Çdo reformë matet, auditohet, korrigjohet dhe, kur duhet, rishkruhet.

Por jo tek ne.

Në vend të një analize serioze dëgjuam një propozim që, në thelb, thotë: të zgjasim mandatin e prokurorëve aktualë të SPAK-ut.

Pra, në vend që të analizojmë e vlerësojmë institucionin, propozojmë të përjetësojmë njerëzit.

Ky është pikërisht momenti kur reforma pushon së qeni institucionale dhe bëhet revolucionare. Revolucionet nuk ndërtojnë institucione; ato ndërtojnë mite rreth individëve. Kur fillon të mendosh se pa disa njerëz të caktuar sistemi nuk jeton dot, atëherë ke pranuar se nuk ke ndërtuar institucion, por kult.

Dhe ky është arkivolucioni i drejtësisë.

Po, arkivolucion.

Një arkivol tjetër që vendoset mbi idenë se drejtësia duhet të funksionojë me rregulla, mandate dhe rotacion normal. Një arkivol për shtetin e së drejtës, i mbështjellë me letrën e revolucionit.

Javën që shkoi pamë një arkivol në bulevard si simbol të protestës politike. Tani na shfaqet një arkivol institucional për të mbajtur gjallë frymën revolucionare të përdorimit të drejtësisë si instrument politik.

Arkivolucion përballë arkivolucionit.

Ndërkohë hapësira publike po ngjan gjithnjë e më shumë me ato një dyqanet arkivolëve që ka pafund rrugëve të qyteteve tona. Me oferta madje…

“Hajde arkivolë!”

“Urdhëroni!”

“Janë cilësorë!”

“Merr dy, paguaj një!”

Njëri për politikën.

Tjetri për drejtësinë.

Nesër ndoshta një tjetër për ekonominë.

Është bërë një çmenduri nekrologjike. Një garë se kush varros më shumë normalitet.

Sepse ajo që mungon nuk është një mandat më i gjatë. Mungon shteti normal.

Na mungon ndarja e pushteteve. Na mungon kontrolli dhe balanca. Na mungon besimi se institucionet funksionojnë edhe kur njerëzit largohen. Pikërisht kështu maten institucionet e forta, kur askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Nëse zgjidhja e çdo problemi është zgjatja e mandatit të dikujt, atëherë kemi pranuar se reforma nuk ndërtoi institucione, por varësi.

Dhe kjo është shumë larg asaj që u premtua si objektiv, dhjetë vjet më parë.

Ndërkohë, fryma revolucionare vazhdon të prodhojë pasoja shumë konkrete. Kapitali trembet nga pasiguria. Investimi nuk ushqehet me revolucion, por me rregulla të qëndrueshme. Biznesi kërkon parashikueshmëri, jo eksperimente të pafundme institucionale. Ekonomia familjare e ndien këtë çdo ditë, edhe kur nuk e lidh drejtpërdrejt me debatin për drejtësinë.

Për demokracinë dhe zgjedhjet nuk po ndalem gjatë. Prej kohësh kemi hyrë në fazën kur ato diskutohen më shumë si procedurë sesa si garë reale.

Prandaj, në këtë dhjetëvjeçar të reformës, Shqipërisë nuk i duhet një revolucion i ri dhe as një arkivolucion i ri.

I duhet të mbyllë epokën e revolucioneve dhe të hapë epokën e shtetit normal.

Sepse shteti nuk ndërtohet duke zgjatur mandate. Ndërtohet duke respektuar kufijtë e tyre. Dhe pikërisht aty fillon drejtësia, jo aty ku ajo varroset me një arkivolucion të ri.


        
 

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In