Kryetari i LDE Arian Galdini ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillon opozita para Kuvendit.
Sipas tij opozita po tallet me njerëzit.
Reagimi
Mjaft u tallët me njerëzit. Mjaft.
1 muaj thoni se kjo do jetë Dita Finale. Flisni me gjuhë ultimative. U thoni njerëzve se kësaj radhe do bëhet nami, do e tërhiqni zvarrë, do e krefni, do e rrëzoni Edi Ramën…
Dhe pasi njerëzit që ju besojnë ju vijnë në shesh, ju nxirrni analistë e gazetarë palaço e mercenarë nëpër studio për tu thënë shqiptarëve se protesta ishte madhështore por Lleshi kishte shumë gaz…
Po mjaft de mjaft…
Gazi i Lleshit u morr vesh që aty është.
Nëse ende nuk dini çfarë ti bëni gazit dhe Lleshit dhe Edi Ramës, pse talleni me njerëzit? Pse?
Ose “krefeni” prej vërteti Lleshin, gazin dhe Edi Ramën, ose pranoni se jeni në gabim të pamatë dhe riktheheni Opozitën në një frekuencë me shqiptarët dhe Perëndimin.