Po bëhen gati dy javë që turma heterogjene çdo mbrëmje mësyjnë në Bulevardin e vjetër të kryeqytetit, shumica ardhacak pa identitet politik dhe familjar me “kuç e me maç ” a thua se po shkojnë në piknik.
Kjo nuk është e rastësishme, por një intrigë e qëllimshme e organizatorëve sharlatan, të cilët në sy të opinionit duan të krijojnë idenë se sa shumë janë dhe e vërteta është se janë shumë me fëmijë dhe familje, por për kutitë e votimit janë pak për të thënë… aspak.
Kjo protestë xhiro me këta protestues të mllefosur që nuk dinë çfarë kërkojnë dhe se sa i shërben shfaqja e tyre zhvillimeve të vedit, nuk duhen marrë seriiozisht por nostalgjikisht, duke na kujtuar kohën e komunizmit kur rinia e Tiranës fiks në orën 18 të mbrëmjes niste xhiron e bulevardit të madh, i cili mbushej plot për një qëllim të caktuar…për tu parë apo njohur me ndonjë vajzë dhe për të bërë bisedat e ngjarjeve të ditës me shokë dhe miq.
Kurse të “mllefosurit ” protestues me cel. në dorë bëjnë foto dhe video herë si patriot ,herë si revolucionar, herë si ambientaliste, herë si antisemitistë, herë si atentator herë si prokuror dhe gjykatës të fshehuri pas maskave si puthadorë të falangave greke vorioepiriote dhe antiamerikanistë të thekur ,rryma të zbritur ca nga emigracioni dhe ca nga islamofobët e Kosovës.
Kjo histeri kolektive me fëmijë që dëgjojnë Rama TQR dhe që thërrasin “Rama në burg Berisha” në burg , është kulmi i poshtërsisë kolektive i kësaj turme që “ajtollahët”, udhëheqësit e tyre shpirtëror, po e përdorin me sukses deri në momentin që qytetarëve të vërtetë tu mbaroi durim i pritjes …për të bër xhiron nostalgjike të komunizmit pa protestues me Gucci, Versaçe, Nike, apo blogere që i pret Range Rower apo Bugatti në parkimet nën toksore të Tiranës moderne dhe të bukur për tu treguar pagatorëve se sa foto dhe video ka postuar sot nga beteja e tyre pë… follower. /Ekskluzive.al





