• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Protesta me elementë fashistë”! Erion Braçe: Liria politike është kushtetuese por…

10/09/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Erion Braçe, në një intervistë në Euronews Albania ka folur lidhur me ngjarjen e një dite më parë ku disa protestuese ndoqën nga pas dhe ofenduan deputeten Iris Luarasi. Ai theksoi se Briseida Çakërri dhe Luarasi janë ndaluar me forcë teksa po dilnin nga parkingu i një qendre tregtare dhe u është kufizuar liria e lëvizjes.

Ndër të tjera, deputeti socialist e cilësoi këtë valë sulmesh si një shfaqje të qartë të “fashizmit të ri”, i cili sipas tij cenon drejtpërdrejt lirinë e zgjedhjes politike dhe individuale në Shqipëri. Ai kritikoi po ashtu edhe reagimin e vonuar të vetë forcës së tij politike.

“Të dyja janë ndaluar në dalje të parkimit nga qendra tregtare, janë sulmuar dhunshëm barbarisht. Ju është kufizuar liria për të lëvizur dhe natyrisht pastaj janë dëmtuar edhe mjetet e tyre pra prona e tyre. Pra sulmi nuk ka qenë thjesht dhe vetëm ai që keni parë edhe që kam marrë edhe kaq jehonë me zonjën Luarasi edhe ai i dhunshëm edhe i turpshëm edhe i neveritshëm por ka vijuar dhe me dy deputete të tjera.

Në qoftë se është dikush në këtë vend që mendon që fashizmi ka elementë të tjerë që shkojnë materializohen te pushka, kjo është tjetër histori. Por fashizmi i ri pikërisht këto elementë ka. Më ka bërë shumë përshtypje, shprehja që këto zonjat kanë bërë zgjedhjen e gabuar historike.

Mos e merrni si shembull Kosovën. Tani zgjedhja ime politike është zgjedhja ime dhe unë jetoj në një vend të lirë ku duhet të zgjedh vetë pozicionin tim. Nuk ma përcakton mua vendin as Adriatik Lapaj as Agron Shehaj as Alind Qori dhe as cilido tjetër me parti apo pa parti. Po flas për një element që po konsumohet kohë pas kohe dhe vetëm sot Partia Socialiste u kujtua të reagonte e që ka të bëjë fiks me fashizmin në këtë vend. Janë shenjat e para të një fashizmi që cënon drejtpërdrejt lirinë e zgjedhjes individuale dhe që shkon deri në linçim të individëve për shkak të zgjedhjes së tyre dhe lirisë së tyre politike”, tha ai ndër të tjera.


        
 
Next Post

Liderja e AfD/ Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së: Ne duam paratë tona mbrapsht!

Gratë deputete të PS reagojnë pas incidenteve me Luarasin dhe Gjuzin: Protesta nuk është licencë për të fyer e goditur

Ardit Rada: Lista e Kryetares së Kuvendit serb

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved