Duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e afërme të opozitës, PD ka njoftuar të gjithë naftëtarët e republikës se janë të mirëseardhur në rradhët e protestuesve.
Ai që bëri publike thirrjen ishte skiatori i partisë, Edi Palosja, i cili i sqaroi naftëtarët se vetëm PD është partia që do t’i japë një zgjidhje përfundimtare çështjes së tyre, sapo të vijë në pushtet.
Mos u ulni në bisedime me Edin, ai është mashtrues, hajdut, llapaqen, xhepist ordiner, i pafytyrë, me dy fytyramajmun, i paaftë etj etj”,nisi thirrjen e tij Palosja në takimin me një grup naftëtarësh ditën e djeshme.
Një nga naftëtarët e hutuar e pyeti: “Na fal, ne sapo na thanë të takohemi me Edin… A nuk je ti?”
Palosja e kuptoi keqkuptimin dhe u hodh: “Jo jo, Edi jam vërtet… E kisha fjalën për Edi mashtruesin, kryeministrin, Ramën pra…”.
Për t’i kandisur, Palosja i informoi naftëtarët se partia e tij kishte angazhuar një ekspert të specializuar të naftës, për ta zgjidhur krizën e sektorit dhe rrjedhimisht, problemin e gjithë punonjësve, sapo PD të vijë në pushtet.
“Politikanët e vjetër ju gënjejnë. Ne të rinjtë e kemi gati planin e naftës. E ka hartuar eksperti i njohur Retard Saçi, besoj se e njihni. Retardi i ka dhënë mend për naftën edhe liderit pontifik Sabile Risha. Madje i tepruan ca pako mend dhe ia dha edhe së shoqes së liderit”, tha Palosja.
Gojët e Liga nuk kanë më shumë informacione si ka vazhduar takimi, por burime të papërpunuara, pra bruto, bëjnë me dije se kur naftëtarët dëgjuan emrin e Retard Saçit, disave u kaloi gjuha poshtë, cave u erdhi alivanosje, ndërsa disa të tjerë nxorrën rripat e mesit dhe u bënë gati të negocionin me Edi Palosjen.
Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Edhe pse t’i bësh naftën naftës nuk është aspak për të qeshur.