• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Protestë kundër muzeut hebraik në Vlorë! Rama: Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës

12/09/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Protesta e zhvilluar sot në Vlorë kundër ndërtimit të muzeut hebraik është zhvilluar me tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po ndërtohet muzeu, në zonën historike të qytetit, por janë ndaluar nga efektivët e policisë.

Ata kundërshtojnë kërkojnë ndalimin e projektit, pasi pretendojnë se ndërtimi po bëhet në godinën e Klubit Patriotik “Labëria”, të cilin e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit.

Sipas protestuesve, kjo zonë mbart një rëndësi të veçantë për historinë kombëtare shqiptare, sepse lidhet me Ismail Qemalin dhe firmëtarët e Pavarësisë, ndaj kërkojnë që hapësira t’i kushtohet historisë dhe identitetit kombëtar.

Qytetarët shprehen se ndërtimi i Muzeut Hebraik pikërisht në këtë vend cenon, sipas tyre, simbolikën historike të zonës dhe unitetin kombëtar. Disa prej tyre e konsiderojnë projektin një “vulë turpi”, duke pretenduar se ai zbeh historinë e vendit.

Nga ana tjetër, protestuesit theksojnë se kundërshtimi i tyre nuk lidhet me historinë e komunitetit hebre. Ata kujtojnë se shqiptarët kanë treguar solidaritet duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë gjatë Holokaustit, por kërkojnë që një muze kushtuar kësaj historie të ndërtohet në një tjetër hapësirë.

Në vendin ku po zhvillohen aktualisht punimet, qytetarët propozojnë ngritjen e një muzeu që, sipas tyre, duhet t’i kushtohet historisë, kulturës dhe figurave të rëndësishme të kombit shqiptar. Protestuesit kërkojnë pezullimin e punimeve dhe rishikimin e vendndodhjes së Muzeut Hebraik.

Për protestën ka reaguar dhe kryeministri Rama.

Më poshtë postimi i plotë i Ramës:

Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës – një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore – me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik.

Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD per hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike. Dhe Lesko Pijaniku.


        
 
Next Post

Rama i del në mbrojtje ministrit të Infrastrukturës Enea Karakaçi: “Nuk e solli Balluku, e gjeti aty”

"Det" pjesëmarrësish në "Marshin për liri" në Prishtinë: Mungojnë Albin Kurti, PD e Saliut dhe "Vlen" e... Mickoskit

Grenell: Mbështetje dypartiake në SHBA për Thaçin, tani fjalën e ka Haga! Të gjitha rastet e prokurorit Jack Smith kanë dështuar

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved