Opozita me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën organizuan sot një protestë për varfërinë. Arsyeja se pse asnjë protestë e tyre nuk ‘ngjit’ ka të bëjë me faktin se krerët e opozitës janë po aq të pasur dhe të korruptuar sa kokat në pushtet.
Kemi të bëjmë me një luftë që të ikë një kastë dhe të vijë një kastë tjetër. Marrim si shembull vetëm makinat.
Ata që drejtuan sot protestën kanë makina që secila kushton sa një apartament. Me këto makina u larguan pas mbylljes së protestës.
Sali Berisha lëviz me Benz 111 mijë euro. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi posedojnë disa makina luksoze, por kanë deklaruar vetëm një 35 mijë euro.
Flamur Noka, lëviz me një makinë tip ‘BMW’ me vlerë 40 mijë euro, ndërsa Klevis Balliu me Q7 që nuk e ka deklaruar.
Nard Ndoka ka makinë me vlerë 85 mijë euro, Grida Duma posedon Land Rover sport 80 mijë euro.
Albana Vokshi, ‘Land Rover’ 47 mijë euro
Edmond Spaho, Mitsubishi 23 mijë euro, Opel 11 mijë euro
Tritan Shehu ka dy makina ‘BMW X5’, Genc Pollo makinë 30 mijë euro. Astrit Veliaj ka makinë 111 mijë euro dhe Land Rover 88 mijë euro. Bujar Leskaj ka tre makina luksoze
Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferraj ka 3 automjete: Mercedes CLA 2014, Porche dhe Mercedes CLA (2015). Deputetët me nga dy automjete janë: Agron Duka, Saimir Korreshi, Agron Shehaj dhe Mesila Doda.
Fatmir Mediu nget një Volkswagen Phaeton, Ndërsa Xhelal Mziu ëshrë i fiksuar pas “Mercedez- Benz” S 500.