Njëri nga protestuesit e liruar këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës ishte edhe Niko Qarkaj i cili u bë i famshëm pas mashtrimeve të avokatit të tij, si person i sëmurë i dhunuar nga forcat rendit.
I riu u arrestua pas protestës së zhvilluar të enjten para Parlamentit. Pas daljes nga Komisariati nr. 3, Qarkaj hipi mbi kangjellat e hyrjes dhe nxori nga xhepi një vezë.
“Kjo ishte arma ime”, deklaroi ai para të pranishmëve, përpara se ta hidhte vezën në oborrin e Komisariatit nr. 3.
Personat e arrestuar u akuzuan për prishje të qetësisë publike, shkatërrim prone dhe dhunë ndaj policisë.


