• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Pse në Shqipërinë e hershme, nuk festoheshin ditëlindjet e vajzave?

February 12, 2019
in Kuriozitete
        
 

Shumica e shqiptarëve në shoqërinë tradicionale, madje deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, nuk e festonin fare ditëlinjden, ose e festonin përgjithësisht me ceremoni familjare fare modeste.

Festohej ditëlindja e fëmijëve të vegjël, më shpesh e djemve. Sidomos ndër muslimanët, kur vajza i afrohej moshës së pubertetit, jo vetëm nuk i festohej ditëlindja, por as nuk përmendej data e lindjes së saj.

Në vitet e regjimit socialist totalitar (1946-1990) u masivizua dhe u zyrtarizua disi festimi i ditëlinjdes. Festohej më shpesh, ndonëse me ceremoni modeste, ditëlindja e ndonjë shoku ose shoqeje të klasës në shkollën tetëvjeçare.

Shokët e klasës mblidhnin pak para dhe i blinin nxënësit që kishte ditëlindjen një dhuratë modeste. Në mënyrë sintetike, këto dhurata modeste shprehnin nivelin e ulët ekonomik të shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare.

Në kolektivat e punonjësve rrallë festohej disi zyrtarisht datëlindja e ndonjë punëtori të dalluar. Edhe në festime të tilla dhuratat përgjithësisht ishin modeste.

Prirjet e kuadrove drejtuese të të gjithë niveleve për ta festuar ditëlindjen me ceremoni publike disi të zgjeruara, shiheshin me dyshim nga strukturat drejtuese partiako-shtetërore më të larta.

Në vitin 1956 në ish-Bashkimin Sovjetik u dënua kulti i individit të Stalinit. Kjo frymë u reflektua edhe në shoqërinë shqiptare. Në ato vite festohej me ceremoni zyrtare vetëm ditëlindja e udhëheqësit kryesor të partisë e të shtetit.

Nën zë, sidomos në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980, ndër banorët më të hershëm të Tiranës qarkullonin mendësitë: “Vetëm ai që është në krye nuk shihet si karrierist sepse nuk ka shkallë për të ngjitur”, “ajo që i lejohet atij që është në krye nuk i lejohet të tjerëve që janë poshtë tij”, “në vendin tonë nderimet shkojnë vetëm për atë që është në qendër, të tjerët përreth tij vetëm duhet të duartrokasin”.

Në rrjedhën e proceseve demokratike postotalitare, që nga fillimi i viteve 1990, shoqëria shqiptare u diferencua me ritme të shpejta.

Veçanërisht biznesmenët që u pasuruan shpejt dhe politikanët që i ngjitën shpejt shkallët e karrierës, filluan të festojnë ditëlindjet me ceremoni pompoze, që organizoheshin dhe akoma organizohen në lokalet më luksoze./Konica.al

TAGSDITELINDJAFEMRAT


        
 
Next Post

Shpëtim Gjika për krahu me Saimir Tahirin: Miq të mirë, edhe në kohë të vështirë!

“Rrënoja fyese për dinjitetin njerëzor”, Rama e nis ditën me një premtim të madh për gjithë shqiptarët

Hetime dhe kallëzime për të tjerë zyrtarë të Ilir Metës: Socialistët paralajmërojnë reprezalje në radhët e LSI

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In