Ministrja Elisa Spiropali e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zgjedhje 2021’ renditi disa nga arritjet e PS-së. Ajo u ndal ehde tek reforma në Drejtësi.
Spiropali e sheh këtë si një reformë të suksesshme që po jep rezultatet e duhura. Por përballës pyetjes pse nuk arrestohen Berisha-Meta-Kryemadhi, Elisa Spiropali ka këtë përgjigje:
“Edi Rama është Prokurori i Përgjighshëm?! Ka një radhë për të gjitha. Dosjet e tyre i kanë mbyllur me prokurorë e gjykatës dhe kanë siguruar pandëshkueshmërinë në këtë vend.
A jeni të vetëdijshëm për këtë? Çështja me reformën në drejtësi nuk është nga ato gjëra që u bë dje dhe i jep rezultatet menjëherë sot. KLGJ, KLP, BKH, SPAK, të gjitha janë sot funksionale. Nuk e kapnim dot Berishën t’i vëmë prangat siç pretendojnë ca, por ne si ligjvënës, si mazhorancë, ideuam reformën në drejtësi, e bëmë, ndryshuam të gjithë strukturën e drejtësisë që sot SPAK të na përgjigjet edhe ne.
Duhet ta bëjë punën deri në fund për të gjithë dhe të gjtha dosjet, për të gjithë funksionarët dhe zyrtarët. Për këtë është ngritur SPAK dhe BKH. SPAK ka filluar të veprojë”, deklaroi ministrja Elisa Spiropali.