Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte në Abc News ka folur për shumë çështje për aktualitetin që ka të bëjë me situatën që ndodhet vendi ndaj pandemisë së koronavirusi. Rama e cilësoi si “taksirat”, që është ai që duhet të menaxhojë situatën, si kryeministër i Shqipërisë.
Por, Enkel Demi e pyeti, se pse nuk jep dorëheqjen meqë e quan të tillë. “Pse nuk e jepni dorëheqjen kur nuk doni të jeni kryeministër, largohuni”, e pyet gazetari Enkjel Demi, gjatë një interviste në abc news.
“Jo, nuk është kështu sepse detyra ime kërkon të qëndroj në front jo ta braktis. Nëse ju kishit mudëësi që të lidheshin me covid dhe ti merrnit fjalën që largohet nesër, unë do largohesha sot me kënaqësinë më të madhe dhe ju do kishit intervistën ekskluzive të largimit tim, por nuk jam nga ata që tërhiqem nga fusha e betejës”, shprehet Rama.
Po ashtu gazetari Enkel Demi e pyet Ramën edhe për situatën politike, se pse nuk e çon vendin në zgjedhje të parakohshme.
Gazetari Demi tha se “Në sondazhe jeni mirë. Pse nuk shkoni në zgjedhje të parakohshme, kështu edhe mbyllni gojët, edhe plotësoni parlamentin?.
Por, Rama u përgjigj duke thënë se “As vendi, as unë dhe as populli nuk kemi kohë për të humbur duke mundur Lulin dy herë në vit”.