Në 30 qershor do të vijë në Tiranë zv.sekretari Amerikan i Shtetit Philip Reeker, i cili do të takojë kryeministrin Rama. Demokratja Edit Harxhio bëri të ditur se edhe ajo do të zhvillojë një takim me zv.sekretarin amrikan.
Në të njëjtën kohë Harxhi tha se ka sinjale se Reeker do të takojë edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Sipas saj, nëse kjo nuk ndodh do të ishte një sinjal shumë dëmtues për PD-në.
Gjithashti Harxhi shtori sërish pyetjen Bashës se pse nuk mund të shkojë dot në SHBA.
“Basha nuk shkon dot në SHBA. Ishte pasojë e përvojës time diplomatike dhe në 4 vitet e fundit Basha nuk e ka vizituar Washingtonin dhe ka pasur ftesa të drejtpërdrejta, sipas informacioneve që unë kam Basha ka problem. Ai mund të shkojë si turist, por jo si kryetra i PD.
Besoj se Basha do të takohet me Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker dhe duhet të takohet, nëse kjo nuk ndodh do të ishte dëmtuese për PD-në. Unë vet kam njohje me të dhe do e takojë”, tha Harxhi.