• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Pse presidenti i SHBA e ka halë në sy Gjermaninë? Donald Trump firmos marrëveshjen për lëvizjen e zhurmshme brenda Europës

September 25, 2019
in Bota
        
 

Para disa muajsh presidenti i SHBA deklaroi zhvendosjen e trupave brenda Europës. Tani marrëveshja është e plotë, Trump dhe homologu i tij polak Duda e nënshkruan atë. Sipas marrëveshjes trupat e SHBA do të përforcohen në Poloni me rreth 1000 ushtarë e më pas deri në 5500 forca. Presidenti Donald Trump dhe presidenti i Polonisë Andrzej Duda nënshkruan marrëveshjen në Nju Jork, ku të dy marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Një marrëveshje parimore për këtë të dy krerët e shteteve e kanë vendosur në qershor gjatë vizitës së Dudas në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Fillimisht marrëveshja duhej nënshkruar në fillim të muajit në kuadër të vizitës së Trump-it në Varshavë. Por Trump e anuloi këtë udhëtim për shkak të uraganit në SHBA.

Polonia mbulon kostot

Trump tha në Nju Jork, se Polonia ka marrë përsipër të financojë infrastrukturën e nevojshme për ushtarët shtesë. Trupa shtesë do të dislokohen në Poloni duke u zhvendosur nga vendet e tjera të Europës. Trump ka përmendur në këtë kontekst edhe tërheqjen e trupave të SHBA-së nga Gjermania.

Për shkak të shpenzimeve për mbrojtjen, presidenti i SHBA-së e ka Gjermaninë si halë në sy. Sipas tij Gjermania nuk i përgjigjet detyrimeve brenda NATO-s, ankohet Trump vazhdimisht. “Gjermania është në nivelin një përqind të shpenzimeve për mbrojtjen, ndërkohë që kuota duhet të jetë dy përqind”, argumenton Uashingtoni.

Në marrëveshjen mes Polonisë dhe SHBA-së janë përcaktuar edhe vendet e përforcimit të trupave amerikane, sikurse mësohet nga një deklaratë e përbashkët e publikuar në Poloni. Kuartieri qendror i divizionit do të jetë në qytetin Poznan. Në deklaratë thuhet, se të dyja palët duan të vazhdojnë bisedimet lidhur me një vend të mundshëm për dislokimin e brigadës së tankeve të SHBA-së.

Varshava prej kohësh përpiqet për përforcimin e trupave amerikane. Shumë polakë e shohin SHBA-në si fuqi mbrojtëse kundrejt Rusisë, e cila për shkak të krizës në Ukrainë konsiderohet si rrezik në vendet e krahut lindor të NATO-s. DW


        
 
Next Post

Gjashtë lëkundje tërmeti deri në mëngjes: Epiqendra e zhvndosur drejt Jugut të Shqipërisë

Partia e Merkel voton pro hapjes së negociatave për Shqipërinë...pas Tetorit duhet të nisin arrestimet “VIP”

Bundestagu i tha 'PO' Shqipërisë për negociatat: Reagon deputetja gjermane dhe i jep porosinë e qartë qeverisë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In