Sali Berisha tregoi mbrëmë hapur se nuk ka besim tek Grida Duma, të cilën Basha e ka deleguar në Kavajë e Rrogozhinë.
Grida Duma e cila pas humbjes në Durrës në zgjedhjet lokale, u delegua në Kavajë e Rrogozhinë, ka përçarë PD-në duke bërë që të flasë edhe vetë Sali Berisha, i cili ka qenë për shumë mandate deputet në këtë zonë.
Madje, ai e poshtëroi dhe praktikisht e dogji atë si kandidate, duke deklaruar se do të kandidojë vetë në Kavajë.
Por pse Sali Berisha foli hapur, duke dalë kundër Grida Dumës?
Mesa duket, akoma nuk ia ka falur faktin që tallej me të duke e quajtur thjesht “koleg”.
Por, thuhet se mërzitja e tij është më e thellë, pasi siç thuhet, nuk i lexon më poezi në zyrën e vet.
Ndoshta do të duhet që Grida t’i shkojë sërish darkave në zyrë, siç thuhet, ku Berisha i lexonte poezi të Eseninit.
Vetëm kështu, mund edhe ta qetësojë.