• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse SPAK nuk vepron ndaj Gentian Sulës, pastruesi i miliardave të çiftit mafioz Meta-Kryemadhi?

October 31, 2024
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Në dosjen hetimore për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta dhe detyrimin për paraqitje të Monika Kryemadhit, është dhe ndërtuesi Gentian Sula, si bashkëpunëtor i afërt e aktiv në pastrimin parave dhe fshehjen e pasurive të tyre.

Çifti Ilir Meta e Monika Kryemadhi, me Gentian Sulën janë lidhur gjatë viteve 1999- 2003, kur Ilir Meta ishte kryeministër dhe i jepte objekte, troje, toka shtetërore dhe leje ndërtimi për kulla në Tiranë e Durrës, prej të cilave përfitonte vetë, fakt i zbuluar kur ndërtuan pallatin te ish-dogana në Tiranë, i cili quhet “Pallati i Monikës”.

Biznesi i ndërtimit mes Ilirit, Monikës e Gentian Sulajt, vazhdoi në vitet 2005-2017, kur Ilir Meta nisi miqësinë familjare me të dhe u fut në pushtet me Sali Berishën, kohë kur Gentian Sula mori masivisht tenderë e leje ndërtimi, dhe më pas gjatë pushtetit Rama- Meta.

Sipas dosjes së SPAK, nëna e Monika Kryemadhit, ka marrë 335 mijë Euro kredi bankare për të blerë vilë; 246 mijë Euro nga të cilat, ia ka shlyer ndërtuesi Gentian Sula, duke ia dhënë ‘Cash’ jashtë rrugës bankare, jo nga të ardhurat e kompanisë “Agi Kons”, siç ka mashtruar Fatime Kryemadhi para hetuesve.

Pastrimi i parave të pista të Ilir Metës e Monika Kryemadhit, nëpërmjet Fatime Kryemadhit e oligarkut Gentian Sula, ka vijuar me 846 mijë Euro depozitë në bankë, për gjoja blerje apartamentesh te “Kodra e Diellit”, ndërtuar nga Gentian Sula e marrë nga Ilir Meta.

Për të fshehur milionat, përdorën si maskë marrjen e 2 kredive bankare, dhe më pas shlyerjen e tyre me pagesa ‘Cash’ pa burim të ligjshëm nga Fatime Kryemadhi, ku përsëri, “lavatriçja” ka qenë ndërtuesi Gentian Sula.

Emri i Gentian Sulës në pastrimin e miliardave të Ilir Metës, del te pallati i nënë Fatimes, te vila luksoze në Lalz me 18 dhoma, 11 banjo e 1800 m2 park buzë detit, për të cilën Monika Kryemadhi ka deklaruar se e ka shkëmbyer me 1 apartament në Tiranë me Gentian Sulën.

Sipas raportit hetimor të BKH, emri i ndërtuesit Gentian Sula si pastrues i milionave dhe fshehjes së pasurive të Ilir Metës duke përdorur Fatime Kryemadhin, ka dalë dhe te blerja e 7 apartamenteve, 2 vilave, 1 restoranti e 4 njësive tregtare.

Ndërsa 3 toka me sipërfaqe totale 6230 m2 përballë TEG-ut, i janë vjedhur shtetit gjatë kohës kur Ilir Meta ishte në pushtet me Sali Berishën, dhe janë kthyer në troje e janë regjistruar në bashkëpronësi të Fatime Kryemadhit e ndërtuesit Gentian Sula.

Lidhjet e pastrimit të parave e fshehjes së pasurive, mes Ilir Metës e oligarkut Gentian Sula, ka dalë dhe në dosjen e muajit janar 2022 të Prokurorisë- Kosovë, për skandalin e resortit “Stella” në Brezovicë me 21 vila druri, 3 hotele, bar-kafe, restorante, kazino e mjedise argëtimi, ku 1 hotel e 3 vila janë të Ilir Metës.

Mirëpo SPAK nuk e ka proceduar as penalisht ndërtuesin Gentian Sula, megjithëse e ka vërtetuar me shumë prova, që ai është pastruesi i miliardave të çiftit mafioz Meta-Kryemadhi./Pamfleti


        
 
Next Post

Ngjarja e rëndë që mbuloi arrestimi i Ilir Metës. Kredo Financë detyroi Fatimen Gashin të digjej me benzinë para Bashkisë së Durrësit për 16 mijë lekë

“Çekun 920 milionë euro e merrni po bëtë reformat”! Ambasadori i BE-së: Mos sulmoni SPAK-un! Reforma në Drejtësi e 2016, vijë e kuqe... mos e prekni!

Rrezik për t’sunami? Tronditet toka në SHBA, tërmeti 6 ballë tmerron banorët, ja epiqendra

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In