Sali Berisha pas tre orësh kaos, dhunë dhe tensione, pak minuta më parë vendosi të mbyllë menjëherë protestën.
Pas disa tentativash për t’u futur në selinë blu, Berisha dhe militantët e tij janë larguar pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Berisha tentoi dy herë të tjera për t’u rikthyer në selinë blu, por ai dhe mbështetësit e tij u sprapsën nga forcat e policisë.
Pasi erdhi përqark unazës dhe rrugës së Lanës, Sali Berisha është tërhequr pas një telefonate që ka marrë në celular, siç deklaruan burime mediatike që kanë qenë pranë tij në ato momente.
Nuk bëhet me dije se kush e telefonoi Sali Berishën, por direkt pas këtij komunikimi, ish-kreu i demokratëve, ka tërhequr turmën drejt banesës së tij nga ku njoftoi mbylljen dhe shpërndarjen e militantëve.
Sali Berisha u pa gjatë gjithë kohës i fokusuar dhe shumë i shqetësuar në telefonin e tij pak para se të merrte vendimin për mbylljen e protestës.