Çlirim Gjata ose Çimi i Rustemi Gjatës një nga figurat me damkë të diktaturës në fushën e drejtësisë, deklaroi sot në emër të PD-së, partisë që lind për të zhdukur rracën e inkuzitorëve të sistemit komunist, si babai i Çimit deklaroi si përfaquësues i kësaj partie… “se qeveria e Edi Ramës nuk ka prioritet mirëqenien e popullit, nuk do t’ia dijë për mbylljen e vendeve të punës, nuk ka prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve.
“Për Edi Ramën rëndësi ka pasurimi i paligjshëm i një grupi oligarkësh, për të cilët po grabit pasuritë e këtij vendi”, – nënvizoi ai.
“Ndaj, Partia Demokratike është e vendosur t’i zhbëjë këto skema vjedhjeje. Sapo të kemi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendim me votë të lirë dhe të ndershme, PD do të anulojë çdo konçension dhe projekt dhe çdo marrëveshje korruptive që grabit shqiptarët.”
Mirëpo kjo që thotë Çimi nuk ka gjasa të ndodhi kurrë, vetëm nëse në Shqipëri rikthehet pushteti komunist. Asnjë koncension nuk mund t’i anullohet bizneseve, sepse nuk e lejon ligji dhe askujt nuk mund t’i merret prona me broçkullat e Çimit, i cili gënjen me dashje, duke e ditur se pushteti për sojin e tij politik është vite dritë larg dhe nuk ka asnjë mundësi që premtimi i tij të vihet në provë. /Ekskluzive.al