Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave të Ilir Metës, duke thënë se opozitarët shfaqen në televizione të dehur dhe duke ofenduar.
Nga Kukësi Rama u shpreh se në vitin 2017 i dhanë opozitës një president, por që tani është kthyer në një lolo.
“Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria. Fut në sherr dy persona dhe del ti i treti që del i pastër. Kush më thotë që e bëre ti President, por i them jo.
Edhe ne e dhamë votën pasi nuk mund ta lemë vendin pa President.
Edhe tek çadra, hidhte gurin dhe fshihte dorë. Ne i dhamë një president opozitës, jo lolo. Fakti që Ilir Meta është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë në të shkuarën.
Por me kalimin e moshës i ka lëshuar pëllumbat me kalimin e kohës. Të njëjtën gjë bënte edhe kur ishte çadra e opozitës, hidhte një gurë dhe fshihte dorën”,
Çfarë borxhi i kanë shqiptarët. Për çfarë arsye duhet të votojnë partinë e Metës. Kur t’i sjellë qytetarët e Kukësit që votojnë për PD-në.
Do u them që kur të votojnë këtë herë për Bashën, nuk merrni vetëm atë por Monikën dhe Ilirin Bashkë” – tha Rama.
“E bënë shqiptarët kryeministër 30 vjeç, e bënë kryetar parlamenti 40 vjeç, e bënë dhe president 50 vjeç.
Të gjithë kemi dhënë votën për të, por ne nuk mund ta linim vendin pa president, ashtu siç nuk mund të gjenim dikë tjetër dhe donim t’ia linim presidentin opozitës.
Unë e kisha shumë të qartë se kush ishte roli i Ilir Metës edhe te çadra, që hidh gurin e fshih dorën. Fakti që Ilir meta është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë lolo në të shkuarën.
Njerëzit edhe rrjedhin, edhe lajthisin, edhe i lëshojnë pëllumbat, kur thonë, nuk mund të parashikohet kjo.
Por çfarë do Ilir Meta më? Për cilën arsye duhet votuar. Është koha që të gjithë ta mbledhin mendjen, se mandati i tretë i yni i vë vulën një transformimi të pakthyeshëm”, kembengul Rama.