• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qesharake! Nuk kanë lënë katund ku është votuar pa kërkuar te bëhet Bashki! PD publikon variantin për ndarjen territoriale: Shqipëria të ndahet në 100 bashki dhe 6 rajone

30/07/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Teksa Partia Socialiste ka dërguar në Kuvend propozimin e saj për ndarjen e re administrativo-territoriale, Partia Demokratike ka publikuar disa orë më pas variantin e saj.

Në draftin e PD-së, Shqipëria propozohet të ndahet në 100 bashki dhe 6 rajone, duke sjellë një model dukshëm të ndryshëm nga ai i propozuar nga mazhoranca.

Dokumenti u është shpërndarë deputetëve të PD-së nga bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luciano Boçi.

Në mesazhin drejtuar deputetëve, Boçi shkruan: “Të nderuar deputetë, me miratimin e Kryetarit të PD dhe të Kryetarit të grupit ju përcjell listën e bashkive (100) të paraqitur në raport nga ekspertët tanë. Secili mund të bëjë më pas prononcimin e vet. Falenderime!”

Sipas variantit të PD-së, 100 bashkitë do të organizohen në 6 rajone:

Rajoni 1 – Shkodër-Lezhë: 16 bashki
Rajoni 2 – Dibër-Kukës: 13 bashki
Rajoni 3 – Tiranë-Durrës: 15 bashki
Rajoni 4 – Elbasan-Korçë: 19 bashki
Rajoni 5 – Fier-Berat: 19 bashki
Rajoni 6 – Vlorë-Gjirokastër: 18 bashki.

Varianti i PD-së rikthen në hartën administrative një numër bashkish që nuk ekzistojnë në ndarjen aktuale territoriale, ndërsa në disa qarqe parashikohet një rritje e ndjeshme e numrit të bashkive.

Në qarkun Shkodër, për shembull, propozohen 8 bashki, nga 5 që janë aktualisht, ndërsa në qarkun e Lezhës numri shkon nga 3 në 8 bashki. Në qarkun e Tiranës, PD propozon 10 bashki, nga 5 sipas ndarjes territoriale të vitit 2014.

Mes bashkive të propozuara në draft janë Velipojë, Drivast, Koplik, Shishtavec, Bicaj, Maqellarë, Shupenzë, Kastriot, Lurë, Petrelë, Kashar, Dajt, Arbanë, Ndroq, Amantia, Orikum, Ksamil dhe Novoselë, krahas bashkive ekzistuese që në draft marrin përbërje të reja territoriale.

Dy propozimet e reja për ndarjen territoriale paraqesin kështu dy modele të ndryshme: PS propozon 46 bashki, ndërsa PD 100 bashki të organizuara në 6 rajone.

Propozimi qeshrak i Partisë Demokratike që shikon ëndrra me Bashki në çdo fshat pro saj pritet të jetë pjesë e diskutimeve dhe debatit parlamentar për reformën e re administrativo-territoriale.


        
 
Next Post

Edi Rama: Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

Rama iu përgjigjet protestuesve: Nuk jeni populli por një pjesë shumë e vogël e popullit! Dorëheqjen?! Të largohem nga detyra se një pakicë bërtet është braktisje e një përgjegjësie shumë të madhe

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Kapitull i ri si parti që qëndron pranë njerëzve, detyra jonë të mos lidhemi pas pushtetit

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved