• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qeveria riorganizon mjekësinë ligjore, ja detyrat që ka Instituti dhe institucionet që duhet të bashkëpunojnë

03/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Qeveria shqiptare përmes një vendimi ka bërë të ditur se ka riorganizuar mjekësinë ligjore. Në vendimin e Këshillit të Ministrave tregohen qartë detyrat që ka Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe detyrat që ligji i ngarkon drejtorit. Po ashtu, Instituti i Mjekësisë Ligjore kryen edhe veprimtari kërkimore-shkencore për të zbuluar dhe më tej zbatuar metodat bashkëkohore në fushën e mjekësisë ligjore.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore e shtrin veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ai organizohet në nivel qendror dhe cakton përfaqësues për ushtrimin e funksioneve pranë çdo gjykate Apeli. Instituti i Mjekësisë Ligjore drejtohet nga drejtori, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e institucionit dhe përgjigjet përpara ministrit.

Instituti i Mjekësisë Ligjore kryen detyrat, si më poshtë vijon: Kryen ekspertime mjeko-ligjore, toksikologo-ligjore, biologjiko-ligjore dhe psikiatro-ligjore, si dhe veprime të tjera, sipas rasteve dhe procedurave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Penale dhe në ligje të tjera të posaçme; Kryen veprimtari kërkimore-shkencore për zbulimin dhe zbatimin e metodave bashkëkohore në fushën e mjekësisë ligjore”, thuhet në VKM.

Ndërkohë që Instituti i Mjekësisë Ligjore të përmbushë misionin dhe përgjegjësitë që i ka ngarkuar ligji, duhet të bashkëpunojë ngushtë me disa komponentë. “Instituti i Mjekësisë Ligjore, me qëllim përmbushjen e misionit dhe të përgjegjësive të tij, bashkërendon veprimtarinë me: institucionet shëndetësore për parandalimin e veprave penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pacientëve; institucionet homologe ndërkombëtare; institucione të tjera të administratës publike. Struktura dhe organika e Institutit të Mjekësisë Ligjore miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Rregullat për metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit miratohen nga ministri, me propozim të drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore”, thuhet në VKM. Qeveria thekson se vula e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, administrimit, të kontrollit dhe të ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.


        
 
Next Post

Zbardhen të tjera detaje nga porositë e Ramës, nga opozita e re, te Meta dhe punësimet në administratë, sot takim me krerët e bashkive

Hajnaj takon prokurorët e SPAK, në prani të amerikanëve nisin diskutimet për dosjet e bujshme, javën e ardhshme fillon përzgjedhja e 60 hetuesve

Deliron "besimtarja" Kryemadhi: “S'ka COVID, kush beson në Zot jeton i lumtur”! Braçe i kthehet keq Kryemadhit dhe nuk i lë gjë pa nxjerrë: Po, mes mureve prej parash të një shtëpie si e jotja!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved