• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qytetarët ankohen, Rama shkarkon live drejtorin e Hipotekës në Fier

September 6, 2018
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Pas ankesave të qytetarëve për zvarritje të çështjeve që lidhen me pronësinë në Fier, Kryeministri Edi Rama urdhëroi sot shkarkimin e drejtorit të hipotekës së Fierit.

Lajmin e bëri të ditur vetë Kryeministri Rama në takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes. Vetëm në këtë takim, u paraqitën 3 raste të ankesave të qytetarëve për çështje të pazgjidhura në hipotekën e Fierit.

Njëri prej rasteve kishte të bënte me ankesën e një 77-vjeçari, i cili nuk pajisej me certifikatën e pronësisë së tokës bujqësore, edhe pse kishte ndjekur të gjitha hallkat administrative.

77- vjeçari atë pasuri e kishte marrë në mënyrë të ligjshme dhe donte t’ia linte trashëgim së bijës. Në tetor 2017, ai aplikoi, pasi kishte mbyllur të gjitha procedurat në Bashkinë Roskovec. Iu drejtua ADISA-s, por edhe pse plotësoi dokumentacionin e kërkuar çështja vijoi të zvarritej nga hipoteka. Pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes, ai u pajis me certifikatën e pronësisë.

E vërteta është, tha Kryeministri Rama, se 77-vjeçari jo vetëm ka marrë dokumentin, por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës Fier. “Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore. Vetëm sot ishte një rast i mëparshëm, rasti i 77-vjeçarit dhe një rast tjetër më pas. Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarkimin e drejtorit të hipotekës dhe thellmin e hetimit administrativ për këtë zvarritje”, tha Rama.

Në atë zonë, vijoi kryeministri, ne jemi të interesuar të shpërndajmë një orë e më parë parcelat e tokës. “Platforma e bashkëqeverisjes na ndez llampat e kuqe aty ku duhet të ndërhyjmë. Fakti që qytetarët thonë kam 6-7 muaj, apo 1 vit është e mjaftueshme në këtë aspekt”, tha Rama, duke shtuar se platforma e bashkëqeverisjes nuk është thjesht një slogan, por është realitet./ATA


        
 
Next Post

Basha i kërkon vetting për politikanët, Rama ia kthen: Ki durim, me pastrimin e drejtësisë, asnjë politikan nuk do të shpëtoj!

Ky është shqiptari që i mori jetën babait të dy fëmijëve në Itali!

E rëndë/ Babai mostër nxiti të birin adoleshent: Shko merr thikën dhe vrite ose nuk je djalë!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In