Tashmë janë të evidentuara, TV, gazeta, portale dhe pas tyre një lukuni e madhe horrash, llumrash dhe të ashtuquajtur gazetarë, analistë, moderatorë, drejtuesish emisionesh, specialistë të cilēt çdo ditë,çdo natê,në çdo ngjarje dalin dhe “analizojnë”, zbërthejnë,komentojnë duke nxirë,duke shpifur,duke ngritur akuza,duke dhënë pretenca për këdo, sigurisht të anshëm, të orientuar dhe të paguar nga individë,apo palë politike.
Një numër i madh syrash mediatikë, janë kaq agresiv dhe pervers, sa vjellin vrerë hapur duke shfrytëzuar mikrofonin. Kuptohet që pas tyre qëndrojnē politikanë, pronarë mediash, parti, njerëz të fuqishëm të biznesit dhe mafies, pse jo dhe agjensi zbulimi, qeveri të huaja, forca antishqiptare që paguajnë këta individē apo media qê ditë-natë vjellin vrerê, hedhin baltë.
Ka ardhur koha që agjensitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri,Spak,BKH,shërbimi inteligjen,pse jo dhe në bashkëpunim me agjensi të vendev partnere,të nisin hetim ndaj tyre.Vini re çfarë pasurishë marramendëse jane këta gazetarë dhe analistê,jeta luksoze që bëjnë,bizneset dhe pasuritë që kanë?!.
Nuk bëhet fjalë pët t’i vënë nën survejim,pët t’u bërë presion të mbyllin gojën,por janë shqetësime që cënojnë sigurinë kombëtare,nxijnë jetën e individëve,realiten,dëmtojnë dhe shkatërrojnë karrierën apo jetën e të tjerëve. Jam i bindur që kjo gjë do bëhet një ditë,po sa më parë të bëhet aq më mirë do jetë. Nëse ato që thuhen në mediat italiane për persona dhe këshilltarë të drejtuesit të shtetit, êshtë një indicie për të filluar një hetim të gjerë dhe serioz për të zbardhur përfshirjen e njerëzve të fuqishëm të vendit në poshtërsi të tilla dhe tu priten këmbët.
Zoti Rama, kërkoni SPAK të heto rastin nëse është përfshirë Ilir Meta në skandal me Ilirin e “kullës” së tij ! Po nuk e bëre, mallkuar qoftë vota që të kam dhënë!/FB/Shqiptari/