Pas medias gjermane “Bild” e cila publikoi disa përgjime, sipas të cilave funksionarëve publikë në Qarkun e Durrësit shkëmbejnë telefonata me persona me precedentë kriminalë gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Sali Berisha ka publikuar një shkrim nga një media ndërkombëtare që shkruan për Shqipërinë.
Media kanadeze “Vice” e cilëson Shqipërinë si një narko-shtet europian. Por komentuesit nuk i ndahen Sali Berishës. Ata i kujtojnë Lazartin, dhe periudha që bëhet fjalë përkon me kohën e Sali Berishës.
“Bandat shqiptare kanë bërë një emër për veten e tyre duke shitur kokainë të lartë të pastërtisë me çmime konkurruese me shumicë dhe kanë kontribuar në rritjen e disponueshmërisë dhe pastërtisë së kokainës në Evropë që nga viti 2012,” shkruhet ndër të tjera në artikull.