Deputeti Myslim Murrizi ka treguar mbrëmjen e djeshme se reagimi i ashpër i ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, për vrasjen e Reformës në Drejtësi, erdhi si pasojë e një takimi të zhvilluar në Golem mes Ramës, Bashës dhe Metës.
Në emisionin RepolitiX, Murrizi ka thënë se Meta është acaruar pasi mund të ketë dalë i pakënaqur nga ai takim.
Murrizi: Reagimi i Ambasadës Amerikane ka ardhur pas takimit të Ramës, Bashës dhe Metës në Golem. E dinë këtë ustallarë. Zoti Duka nuk ka qenë. Nuk besoj se ai sinjal vjen për takimin publik të Metës me aleatët e PD-së, se ai ka qenë i hapur. Takimi i Metës me Bashën, Mediun dhe Dulen e Shehun është takim publik me kamera, ka qenë ditë e enjte në mëngjes. E ka fjalën për takime jashtë kamerës, takimi i këtyre që e quan “thikë pas shpine”. Meta ka firmosur ndryshimin e Kodit Penal, nuk është pjesë e një pazari pas kurrizi. Nuk e ka për takimin legal, po për takimin ilegal.
Koçi: Po të kishte takim të tillë Meta s’do ishte kaq nervoz
Murrizi: Ndoshta kanë mbetur të pakënaqur nga takimi.
Koçi: Është riaktivizuar nervozizmi i Metës
Murrizi: Unë nuk jam psikolog, e njeh ti më mirë. Meta është acaruar për hatër të mospasjes, mendoj se është acaruar nga takimi. Ajo zonja ka reaguar për këtë.