Pas shkrimit të bërë sot nga kryeminsitri Rama, i cili e quante kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin faturino të tramvajit me shalqinj duke iu referuar programit politik të PD, ka reaguar zyrtarja e LSI-së Elona Guri.
“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkruante kryeministri Rama në Tëitter.
Guri ka publikuar një video të shkurtër nga filmi “Kapedani”, ndërsa i shkruan Ramës se është mësuar me shokun Ropi që e shpëton gjithmonë.
“Ta tregon fatorino ty, se je mësuar me shokun Ropi ti, që të shpëton gjithmonë. Këtë e ke si fillim, se më datë 25 prill do të të shkulen gjëra të tjera, e di vetë ti..”, shkruan Elona Guri krah videos.