• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama e shkarkoi nga drejtimi i PS Tiranë, Veliaj mesazh ‘të koduar’ përmes Maratonës: Mos u dorëzo, kujtohu pse u nise

16/11/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shfytëzuar Maratonën e Tiranës për t’i dhënë mesazh kryeministrit Edi Rama se nuk do të ndalet në betejën e tij tanimë edhe politike.

Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta, e nis postimin Veliaj ndërsa thotë se e rëndësishme është të arrish në fund.

“Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta. Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh, por vullneti të kujton pse u nise. Mos u dorëzo, beso te forca jote dhe vazhdo përpara! Sepse, siç është e rëndësishme të mbërrish në finish, po aq është edhe të mos heqësh dorë nga rrugëtimi yt”, shkruan Veliaj.

Ndërsa Veliaj sinjalizon se nuk ka ndërmend të tërhiqet, Edi Rama ka zgjedhur të mos i përgjigjet publikisht sfidës së ish-aleatit të tij. Në pjesën e hapur të Asamblesë, kryeministri përsëriti qëndrimin kundër paraburgimit të zgjatur të kryebashkiakut, por diskutimet me dyer të mbyllura duket se kanë pasur një tjetër ton.

Sipas informacioneve nga mbledhja, Rama mësohet të ketë deklaruar se edhe Veliaj do të kishte të njëjtin fat politik tw pwrjashtimit nga partia si Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca, nëse do të ishte i lirë dhe nuk do t’i kishte duart e lidhura. Kryeministri mësohet gjithashtu t’i ketë cilësuar si trillime pretendimet e Veliajt për kërcënime ndaj tij.

Por përtej deklaratave, Rama ndërmori edhe një vendim konkret ndaj kryebashkiakut. Pas vitesh në drejtimin politik të socialistëve të kryeqytetit, Veliaj u zëvendësua nga Albana Koçiu dhe Ervin Demo. Ky i fundit është një prej emrave që përflitet si kandidat i mundshëm i PS-së për Bashkinë e Tiranës.

Përplasja kishte nisur të përshkallëzohej që përpara mbledhjes. Pasi nuk siguroi leje për të marrë pjesë fizikisht në Asamble, Veliaj u dërgoi anëtarëve të saj fjalimin që kishte përgatitur. Nga qelia, kryebashkiaku shkoi deri te kërkesa për një mocion mosbesimi ndaj Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, një sfidë të cilën kryeministri zgjodhi ta kalonte në heshtje.

Por Asambleja e së shtunës nuk u mbyll vetëm me largimin e Veliajt nga drejtimi politik i Tiranës. Me kërkesë të Ramës, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca u lanë jashtë forumeve drejtuese të PS-së, megjithëse për këtë vendim nuk u zhvillua asnjë votim formal.

Për Spiropalin, ky duket të jetë një prej zhvillimeve më të forta një marrëdhënie politike që dikur e kishte vendosur mes bashkëpunëtorëve më të afërt të kryeministrit. Nën drejtimin e Ramës, ajo u ngjit nga posti i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në krye të Kuvendit dhe më pas të diplomacisë shqiptare. Por pas largimit të papritur nga qeveria dhe rikthimit vetëm si deputete, Spiropali nisi të artikulonte kritika ndaj mënyrës së qeverisjes.

Deri më tani, ish-kryetarja e Kuvendit nuk ka reaguar publikisht për vendimin e Asamblesë, ndërsa largimi i saj dhe i Plarent Ndrecës, ish-deputet socialist dhe avokat i Veliajt, ka hapur një tjetër kapitull të përplasjeve brenda shumicës.

Asambleja që në fokusin e saj kishte zgjedhjet e 2027, dhe integrimin evropian, i la në hije këto dy zhvillime për shkak të përplasjeve të brendshme të socialistëve që kulmuan me përjashtime dhe tensione gjatë fjalimeve të disa prej figurave kryesore të PS ndër vite.


        
 
Next Post

"Financial Times": Fantazma e luftës midis Rusisë dhe Perëndimit është rishfaqur! Përse Evropa duhet të flasë përsëri me Putinin?

Kina bën thirrje që Ukraina të lihet jashtë samitit Trump-Putin-Xi! Lavrov ironizon BE për negociatat: Treni po niset, Europa kërkon të kapë vagonin e fundi

Vera nuk ka mbaruar në Vlorë! Turistët shijojnë detin e kaltër edhe në mes të nëntorit

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved