Edi Rama ka ripërsëritur se nuk e vë aspak në diskutim shtyrjen e zgjedhjeve, duke theksuar se ato janë legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Rama është shprehur se shtyrja e 30 qershorit nuk bëhet pasi nuk do shkelë Kushtetutën, apo ta trajtojë si ‘top lecke’.
Rama tha:
“Por ata e vendosën vetë, kështu që zgjedhjet pa ata janë demokratike dhe kush mendon se rruga më e urtë do të ishte që meqë ata kanë dalë mendsh ne duhet ecim me parimin “budallait” hapi rrugë, duhet ta imagjinojë se çdo të thotë kjo.
Kjo do të thotë që t’i hapësh rrugë një historie që nuk mbaron më…kështu zgjedhjet kthehen në të drejtën e partive për të luajtur me Kushtetutën si top lecke dhe me popullin si ta kenë ata për mbarë. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor.”