Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot me Komitetin e Ekspertëve se më 18 Maj do të rihapet kufiri tokësor dhe ajror. Më herët Rama ka konfirmuar se transporti detar do të qëndrojë i mbyllur.
“Më 18 maj ne hapim kufijtë, tokësor dhe ajror. Prandaj Ministria e Shëndetësisë të përgatisë broshura informuese për qytetarët dhe masat që duhet të merren“, – u shpreh Rama.
“Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri. Do të ishte mirë që ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibiluzuese për qytetarët në kushtet e rihapjes për kujdes dhe respektimin e masave” tha Rama.
Ende nuk dihet se cilat pika kufitare do rihapen, apo nga cili shtet do lejohen fluturimet me jashtë.