• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama: Meta i çoroditur nga drejtësia, hakërrues e qesharak! Aset i vyer politik i mazhorancës…por që duhet ndalur!

July 8, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Në orën 17:00 Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në seancën e posaçme për të votuar ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Fillimisht seanca ishte parashikuar për në orën 18:00, por duke pasur parasysh faktin që në 20:00 nis protesta e 10-të kombëtare e opozitës, shumica e afroi me 60 minuta.Komisioni do ketë në përbërje të tij 11 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re ku 2 prej tyre janë nga Grupi Parlamentar i Partive të Djathta.

Grupi i PS-së në mbledhjen e sotme vendosi që në krye të komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit të jetë kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ndërsa anëtarë nga shumica do të jenë; Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni. Ndërkohë dy nga katër deputetët e opozitës që do të jenë komision janë Alban Zeneli dhe Halit Valteri nga grupi parlamentar demokrat që drejtohet nga Rudina Hajdari. Rudina Hajdari pak ditë më parë kërkoi shtyrjen e ngritjes së komisionit deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për të shmangur pështjellimin e krizës politike, që më shumë e shikon si konflikt personal Rama-Meta. “Nuk është momenti për hetimin e Metës. Nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën mund të vërtetohet në një moment më normal” tha ajo. Ndërkohë që në seancën e së enjtes, deputetët Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni e kushtëzuan votën me reformën zgjedhore.

Shumica e bazon nismën për shkarkimin e Metës te vendimi për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, dekret që sipas PS-së është jo Kushtetues. Në fund të të gjitha procedurave parlamentare, edhe nëse kërkesa miratohet në Kuvend me 94 vota, do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit për kreun e shtetit.


        
 
Next Post

Na refuzuan 85 % e popullit me gjithë të ikurit e 2 Korrikut të ambasadave ...thonë të shkretët që ëndërrojnë me sy nga qielli

Parlamenti voton me 102 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës

Ilir Meta ka nevojë ta keqkuptojnë...

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In